Muaji i kërkesave

Nëse Ministria e Kulturës ka ndenjur më qetë deri në mesin e këtij viti, atëherë muaji qershor do ta vërshojë atë me kërkesa dhe presione. Janë institucionet e kulturës ato të cilat do të kërkojnë mjete shtesë pasi në po këtë muaj bëhet edhe rishikimi i buxhetit të kësaj Ministrie. I pari mund të jetë Teatri Kombëtar i Kosovës, institucion ky i cili në fillim të vitit ka një buxhet të aprovuar prej 220 mijë euro. Kërkesa e tyre ishte më shumë më shumë se 450 mijë euro.
Ndërsa Teatri Kombëtar deri në këtë 6 mujor ka shpenzuar 160 mijë euro.
“ I kemi riaktivuar dy shfaqje, kemi sjellë shfaqje nga jashtë dhe kemi prodhuar 4 shfaqje duke përfshirë edhe co-oproduksionin”, thotë Burbuqe Berisha, drejtoreshë e Teatrit Kombëtar.
Por Berisha nuk e di nëse do të ketë ndonjë rritje të mundshme buxhetore, ndërsa shton se Ministri Haziri është i kënaqur me punë e TKK-së.
“Nuk e di se çka do të ndodhë por besoj që do të kemi përgjigje pozitive dhe e kemi pa disponimin e ministrit, i cili është mjaft pozitiv ndaj teatrit”, thotë Berisha.
Për çfarë buxheti shtesë po pritni?
“Nuk e di saktë çfarë buxheti shtesë, ne e kemi paralajmëruar në fillim të vitit që me 450 mijë mund të jetë ashtu si duhet. Varet tash prej mundësive që ka ministria”, thotë Berisha duke arsyetuar edhe në fund edhe vetë buxhetin e MK.
Ministria e Kulturës ka në varësi 17 institucione të cilat financon me një buxhet pothuajse të plotë. Të hyrat tjera që mund të kenë këto institucione janë të pakta apo fare nuk ekzistojnë. Njëri prej institucioneve që nuk ka të hyra por i cili vitit e fundit ka qenë mjaft aktiv është Galeria e Arteve e Kosovës.
Edhe ky institucion është në kërkim të mjeteve shtesë në mënyrë që ti përmbushin parashikimet vjetore derisa kërkesa pritet të dorëzohet brenda javës.
“Ne, gjatë javës në adresë të Ministrisë do të dërgojmë dhe kërkesën me shkrim me të cilën do të arsyetojmë nevojën për një buxhet shtesë dhe, natyrisht, në përputhje me mundësitë buxhetore që do t’i ketë Ministria presim dhe një mbështetje për realizimin e gjithë projekteve të parapara deri në fund të vitit kalendarik”, tregon Fahredin Spahia, drejtor i GAK.
Shpenzimet momentale të buxhetit të këtij institucioni me përfundimin e muajit qershor do të jetë i shpenzuar 63.88%.
“Për të realizuar në tërësi, vetëm, projektet e ekspozitave, deri në fund të vitit, Institucionit tonë i duhen dhe, afërsisht, 40.000 euro buxhet shtesë”, thotë Spahia.
Në shumën e paraparë prej 40 mijë eurove sipas Spahiut do të hyjnë shpenzimet e ekspozitës e cila do të organizohet në shtator për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, dhe të cilën shumë do ta mbulojë Qeveria e Kosovës, si dhe shpenzimet për ekspozitën tradicionale ÇMIMI MUSLIM MULLIQI të cilat do të mbulohen nga një Kod tjetër brenda buxhetit të Ministrisë së Kulturës.
Nëse nuk ndahen mjetet, sa do t’ju shkaktojë probleme ky fakt?
“Nëse Ministria nuk do të ketë mundësi të aprovoj kërkesën tonë për buxhet shtesë atëherë, Galeria do të përballet me një fundvit shterpë. Një fije shpresë më mbetet tek gjetja e ndonjë donatori serioz i cili do të ketë mirëkuptim karshi problemeve të kulturës në vend dhe do të ndihmojë mbulimin financiar të disa projekteve të Galerisë”, thotë Spahiu.