Muaji prill, kujdes nga rrufa alergjike
• Ardhja e pranverës rishfaq problemet me rino-konjunktivitet.
AIDA MALAJ
Përqendrimi i lartë i poleneve në ajër dhe niveli i lartë i ndotjes ndikon në rishfaqjen e kësaj sëmundjeje. Muajt prill-maj janë muajt që shënojnë “pikun” e rasteve të rino-konjunktiviteve. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja alergologe, Mirela Hitaj, jep disa këshilla se si mund t’i parandalosh acarimin dhe çfarë mund të bëhet për trajtimin e këtyre problemeve:
Doktoreshë, është e vërtetë që me ardhjen e pranverës rishfaqen problemet me rinitin alergjik?
Po. Gjatë stinës së pranverës janë të shpeshta rastet e rinitit alergjik, por dhe të konjunktiviteve alergjike. Shkak për këtë bëhet niveli i lartë i poleneve të luleve të pemëve, por dhe të barit (graminacet). Por sigurisht që shfaqja e rino-konjunktiviteve, favorizohet nga rritja e pluhurave apo ndotësve të tjerë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e hiperndjeshmërisë së mukozave të rrugëve të frymëmarrjes. Faktor favorizues është dhe klima. Në ditët me shi, niveli i polevene bie dhe personat alergjikë qetësohen. Por me rritjen e temperaturave dhe rrezatimit diellor, rishfaqen sërish shqetësimet, pasi prania e poleneve në këto ditë, është e lartë.
Kur është periudha më problematike për këtë kontingjent të sëmurësh?
Ndryshimet që ka pësuar klima vitet e fundit, ka bërë që të mos ketë më periudha “të prera” për shfaqjen e këtyre shqetësimeve. Shenjat e para nisin që me rritjen e temperaturave dhe rrezatimit diellor. Gjithsesi piku i rasteve është prill-maj, këta njihen si muajt më problematikë.
Rastet që paraqiten janë të sëmurë kronikë?
Në përgjithësi janë persona që kanë shfaqur të tilla shqetësime dhe më parë, por nuk përjashtohet mundësia e rasteve të reja. Që do të thotë se persona që pavarësisht nuk kanë shfaqur hiperndjeshmëri, apo alergji, të shfaqin simptomat e rino-konjunktiviteve.
Ka faktorë që ndikojnë në shfaqjen e rasteve të reja të riniteve alergjike?
Trashëgimia njihet si një nga faktorët predispozues për shfaqjen e rinitit alergjik. Personat që kanë një bazë gjenetike, janë më të rriskuar të shfaqin të tilla probleme. Sigurisht që shfaqja e sëmundjes favorizohet nga niveli i lartë i ndotjes.
Kur duhet të shkojmë te mjeku?
Te mjeku duhet shkuar që me shfaqjen e problemeve të para, pasi nëse nuk trajtohet në kohë riniti alergjik mund të bëhet kronik, por njihet dhe një lidhje mes rinitit alergjik dhe astmës, sinozitit, infeksioneve të veshit të mesëm, etj.
Si mund të parandalohet acarimi i këtyre problemeve?
Parandalimi i rishfaqjes së rinitit është kompleks. Ai përfshin kujdes në ambientin ku jetohet, stilin e jetës dhe ndjekja nga mjeku specialist. Përveç kësaj duhet që personat që kanë vuajtur më parë nga rino-konjunktivitet, të konsultohen me një mjek dhe të bëjnë një kurë, për t’i paraprirë rishfaqjes së shqetësimeve. Shpesh këto shqetësime, nuk arrijnë të përcaktohen qartë nga i sëmuri, shpesh ngatërrohet me simptomat e gripit dhe kjo bën që të trajtohet vonë. Prandaj rekomandohet që nëse simptomat “ e gripit” zgjasin për një kohë të gjatë, të konsultoheni me një mjek specialist për të parë mundësinë e një alergjie. Po ashtu rekomandohet të eliminohen ambientet me pluhura, polene, me bar, etj.
Çfarë mund të bëhet për t’u kuruar?
Riniti alergjik trajtohet ashtu si të gjitha alergjitë, duke eliminuar ekspozimin ndaj alergjenit që e shkakton.
Për sa i përket mjekimit medikamentoz, skema e mjekimit bëhet gjithmonë sipas karakteristikave individuale të të sëmurit. Zakonisht përdoren antihistaminikët me efekt të zgjatur, por mund të jepen dhe kortizonikë.
Shenjat
Shenjat e para të sëmundjes janë:
Teshtima të shpeshta, të herëpashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim të hundëve. Këto janë shenjat që i përkasin riniteve, ndërkohë që konjuktivitet shfaqen me: skuqje, kruajtje, lotim sysh.