Kreut të burgut të Shënkollit i vidhet pistoleta e punës
• KURBIN – I vidhet në shtëpi pistoleta drejtorit të burgut të Shënkollit, Islam Islami.
Këtë fakt e konfirmojnë burime të policisë së Lezhës, sipas të cilave pesë ditë më parë, Islami ka denoncuar zhdukjen e armës së punës. Sipas drejtorit Islami, ai ishte kthyer në shtëpi rreth orës 16:00 në Gurëz të Kurbinit. “Pasi jam kthyer nga puna, kam hyrë në banesë dhe fillimisht nuk kam vënë re asgjë. Por në mëngjes kur do ikja për punë, kam kërkuar pistoletën dhe nuk e kam gjetur në vendin që e kisha lënë, mbi komodinën e dhomës së gjumit. Kam pyetur fëmijët dhe pjesëtarët e familjes. Kam fiksuar se dritarja e dhomës së gjumit ishte e hapur, ndërsa pistoleta mungonte”. Për ngjarjen, drejtori ka lajmëruar policinë e Kurbinit, e cila ka mbërritur në banesën e drejtorit të burgut, ku është kryer ekspertiza. Pritet që pas daljes së ekspertizës të gjenden edhe shenjat e gishtërinjve të personave që kanë hyrë në banesë dhe kanë kryer vjedhjen e armës. Ndërsa pistat hetimore të policisë janë të ndryshme, nuk përjashtohet që në vjedhjen e pistoletës të jetë i përfshirë ndonjë i njohur i familjes së drejtorit, pasi ka ditur saktësisht se ku drejtori linte pistoletën. Megjithatë priten hetimet e policisë për zbulimin e autorëve. r.n