Triumfojnë Barça e Mançester
• Skuadra e Barcelonës ka arritur të harrojë ecurinë negative në kampionat, pikërisht në stadiumin “Veltins Arena”, ku arriti të fitojë me rezultatin 1-0.
Djemtë e trajnerit Frenk Rajkard arritën të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndeshja nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të. Ka qenë talenti 18-vjeçar, Bojan Krkiç, ai që shënoi për Barcelonën, duke treguar edhe një herë se është i aftë të bëjë diferencën edhe në ndeshje të tilla. Ndërkohë që tifozeria romaniste priste një hakmarrje të asaj humbjeje të turpshme me rezultatin 7-1 në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve, skuadra e Luçiano Spaletit është dorëzuar përsëri përballë supremacisë së “djajve” të Mançester Junajted. Roma u mund 2-0 në “Olimpiko”, duke gjunjëzuar nga dy golat vyer që u shënuan nga dyshja e zakonshme e “djajve” Kristiano Ronaldo dhe Runi.
Çerekfinalet
Dje
Roma – Mançester U. 0 - 2
/39’ Ronaldo, 66’ Runi
Shalke - Barcelona 0 - 1
/11’ Krkiç
Sot
Arsenal - Liverpul 20:45
Fenerbahçe – Çelsi 20:45