Shkolla “Aleks Buda”, stresi i mësuesve mes nxënësve të armatosur
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Ngjarjet e rënda të shënuara në shkolla ditët e fundit, dashur pa dashur, janë bërë pjesë edhe të suplementit të gazetës për shkollat e mesme. Këtë herë ka qenë shkolla “Aleks Buda” e vëzhguar nga gazeta. Ndryshe nga herët e tjera, ku pjesën më të madhe e zinin personazhet edhe nxënësit e dalluar, këtë herë vëmendja është përqendruar tek incidentet. Sapo ndalojmë në derën e shkollës së vetme në Laprakë, vumë re një makinë policie, e cila sapo kishte mbërritur. Disa efektivë policie ishin shpërndarë në oborrin e shkollës dhe po flisnin me nxënës, të cilët mund të kenë qenë nga ata që vrulli i moshës i komandon dhe i çon në veprime të nxituara. Më në brendësi të shkollës qëndron roja, një grua rreth të 50-ave. Edhe rojën e shkollës e shohim tu shpjegojë nxënësve pse ata nuk duhet të hyjnë në ambientet e shkollës, në një kohë kur nuk kanë mësim. Pasi ngjisim shkallët e katit të parë, përballemi me zyrën e drejtorit. Edhe drejtori ishte i zënë me disa probleme që shkolla ka pasur kohët e fundit. Pasi bisedojmë disa minuta me drejtorin, në derë shfaqet një efektiv policie, i cili disa minuta më parë ndodhej në oborrin e shkollës. Efektivi i policisë i ofron mbështetje drejtorit, se si mund të kontribuojnë për të mos lejuar incidente në këtë shkollë.
Problemet
Në bisedën mes tyre, drejtori i shkollës, Ndue Kolndreu, i shpjegon policit se vazhdimisht ushtrojnë kontrolle trupore tek nxënësit, pasi disa prej tyre nuk ngurojnë të marrin edhe sende të forta apo edhe armë të ftohta në shkollë. Nga biseda që ata kishin mes tyre mësuam se, jo pak herë, kjo shkollë ka qenë protagoniste e akteve të rënda të sherreve mes nxënësve, të cilat kanë degjeneruar deri në përdorimin e thikës, dorezave metalike apo edhe kërcënimeve me pistoletë. Në zyrën e tij, drejtori Kolndreu kishte bërë “koleksion” me armë dhe sende të forta. Gjatë prezencës sonë në zyrën e tij, ai i tregoi efektivit të policisë se në kontrollet e fundit kishte arritur të gjente disa thika, doreza metalike dhe dy pistoleta, të cilat, fatmirësisht, nuk ishin reale, por nga forma dhe përbërja metalike, ishin identike si reale. Këtë fakt e vuri në dukje si polici i pranishëm ashtu edhe vetë drejtori i shkollës, të cilët theksuan gjithashtu edhe rrezikshmërinë e tyre.
Incidentet
Drejtori Kolndreu, duke vënë në dukje përpjekjet e tij personale dhe të gjithë stafit për të shmangur këto probleme, u kërkoi efektivëve të policisë të bënin një punë bindëse për sa u përket elementëve të jashtëm, që herë pas here krijonin incidente në shkollë. Sipas tij, persona që nuk kishin lidhje me shkollën, shfrytëzonin momentin kur nxënësit futeshin në shkollë dhe hynin brenda duke i shpëtuar edhe syrit të rojës. Vetëm pak ditë më parë kjo shkollë ka qenë protagoniste e një incidenti ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur nxënësit që u përplasën me njeri-tjetrin dhe personave nga jashtë shkollës. Sipas stafit të mësuesve, herë pas here nga drejtoria e shkollës bëhen mbledhje pikërisht për këto probleme dhe ndaj nxënësve mbahet vazhdimisht një sjellje korrekte dhe u qëndrohet sa më pranë për mos të lejuar incidentet të kësaj natyre. Por përpos përpjekjeve të drejtorisë së shkollës dhe stafit të mësuesve, këto incidente kanë qenë të pranishme. Sipas drejtuesve të shkollës, këto probleme lindin për shkak të kontingjentit problematik që është futur në këtë shkollë.
Drejtori i shkollës, Ndue Kolndreu: “Ju rrëfej punën që kam bërë në këtë shkollë”
“Kam 5 vite në këtë shkollë. Kur erdha në fillim, shkolla sapo ishte përuruar. Po në atë vit që erdha unë këtu ishte shumë e vështirë të zhvillohej një orë mësimi. Kjo për vetë faktin se në çdo klasë kishte mbipopullim të nxënësve dhe ishte e pamundur të bëhej mësim. Një klasë, sidomos kjo në klasat e vitit të parë, kishte më tepër se 45 nxënës. Sa hyje brenda i shikoje të gjithë me fytyra të zbehura vetëm se ishin të ngjeshur me njëri-tjetrin dhe nuk qarkullonte ajër i pastër. E them këtë pasi nuk ishte problemi se ishin shumë nxënës në një klasë dhe mbaroi, por klasat janë tepër të vogla për të mbajtur një kapacitet nxënësish aq të madh. Megjithatë, me kalimin e viteve këtë gjë e kam eliminuar dhe tashmë nëpër klasa janë rreth 35 nxënës dhe shkolla bën mësim me dy turne. Nuk është një numër i madh duke llogaritur kapacitetin e nxënësve që ka shkolla jonë. Ndër të tjera, një nga gjërat që unë kisha si objektiv timin kryesor ka qenë dhe vendosja e një rregulli në këtë shkollë dhe këtë gjë them se ia kam arritur. Sot që ne po flasim si edhe ju e shikoni, nuk ka nxënës të rrinë nëpër korridore apo që të bërtasin kot pa asnjë lloj motivi. Kjo për vet faktin se edhe nxënësit janë ndërgjegjësuar që shkolla është një institucion që duhet respektuar e që për më tepër duhet të mësojmë që të jemi të parët në jetë. Të mos dalë kush nesër, e nxënësi të mos dijë të japë përgjigjen e duhur. Këtë gjë unë ua kam bërë të ditur nxënësve që në fillim kur erdha në këtë shkollë. Për një gjë më vjen mirë për këtë shkollë, pasi ajo nga dita në ditë po vjen e po i shtohen vlerat, kjo falë edhe një stafi të mrekullueshëm që shkolla jonë ka”, - ka përfunduar fjalën e tij drejtori i shkollës.
“Shkolla, vendi për të kaluar kohën”
“Për një pjesë të mirë të nxënësve, shkolla është vetëm vendi për të kaluar kohën dhe asgjë më shumë. Kjo vihet re, sidomos, në vitet e para ku mbi gjysma janë ngalës”,- pohon drejtori i gjimnazit “Aleks Buda”, Ndue Kolndreu, sipas të cilit, shumica e tyre nuk janë të motivuar për të mësuar, por të dhënë pas kafeneve dhe aktiviteteve të tjera që nuk kanë lidhje me shkollën. Ndërkohë, të njëjtin mendim me të ndajnë edhe kolegë të tjerë, të cilët theksojnë se ky është një fenomen shumë problematik. Përveçse është një shkollë në periferi të kryeqytetit, “Aleks Buda” ka edhe probleme paragjykuese, në ndonjë rast mes vetë nxënësve, që e klasifikojnë veten me termat tirons, nga Jugu dhe nga Veriu. Pikërisht për të shmangur këtë fenomen, disa herë në javë mes nxënësve zhvillohen orë të ndryshme jashtë programit mësimor, që kanë në qendër tema me një motiv të vetëm: Stop diskriminimeve krahinore!
Drejtoria Arsimore dërgon vetëm nxënës të dobët në gjimnazin “Aleks Buda”
“Drejtoria Arsimore, në shkollën “Aleks Buda”, ka lënë vetëm nxënësit që janë dobët me mësime. Nxënësit e mirë i dërgon në shkollat e tjera të Tiranës, si në shkollën “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, etj, ndërsa në shkollën time janë vetëm nxënës me 5 dhe me 6”,- ka pohuar drejtori i kësaj shkolle, Ndue Kolndreu. Ndër të tjera, ai bën me dije se një diferencim i tillë nga Drejtoria Arsimore nuk duhet të ndodhë, pasi, nëse në një shkollë mbesin vetëm nxënës që janë shumë dobët me mësime, atëherë është normale që të jenë edhe nxënësit më negativë. Në shkollën e mesme “Aleks Buda” mësojnë 980 nxënës, kjo shifër sipas drejtorit të kësaj shkolle ka ardhur në rënie. Rënia e numrit të nxënësve më tepër ndihet në klasat e vitit të parë, ku nga 12 klasa paralele, këtë vit janë vetëm 6 klasa të tilla. Ndërsa një vit më parë kanë qenë më shumë se 1300 nxënës. Faktorë të tjerë që ndikojnë në uljen e numrit të nxënësve në këtë shkollë, sipas drejtorit Ndue Kolndreu, janë se nuk zbatohet rregullorja ku shkollat 9-vjeçare të shkojnë për të vazhduar shkollën e mesme atje ku i ka përcaktuar vetë Drejtoria Arsimore. Rol të rëndësishëm në nivelin e dobët të nxënësve luan edhe mungesa e mjeteve didaktike, pasi është tepër e vështirë që të mësosh informatikën pa kompjuter. Përpos të gjitha këtyre fakteve të lartpërmendura, rezultatet e dobëta të nxënësve në mësime, përgjatë viteve shkollore, sipas mësuesve, janë të pajustifikueshme. Pothuajse 50-60 për qind e nxënësve të kësaj shkolle të mesme rezultojnë me mesatare 5-6, ndërsa niveli mesatar nuk e kalon notën 7.
Objektivat
Objektivi kryesor dhe i përhershëm i shkollës sonë është të ruajë dhe ta çojë më lart traditën e shkëlqyer patriotike, shkencore, kulturore e sportive, duke mbajtur këtu një përgjegjësi që i kalon kufijtë e shkollës. “Nisur nga kjo, ne vazhdojmë të shquhemi e të jemi një nga shkollat më me emër për edukimin patriotik të nxënësve, vlerësim ky i dhënë nga organet kompetente të arsimit”,- shprehet ai. Në planin vjetor të çdo viti përcaktohen detyrat specifike të shkollës, plan i cili edhe për këtë vit akademik i është dorëzuar drejtorisë arsimore. “Nëse objektivat që kemi në planin mësimor realizohen, shkolla “Aleks Buda” do të bëhet një nga shkollat model të Republikës, duke i plotësuar të gjitha standardet e një shkolle bashkëkohore”,- përfundon Kolndreu. Ndërsa për sa i përket mësimdhënies, drejtori na ka treguar: “Mësimdhënia është detyra jonë”,- shprehet, drejtori i kësaj shkolle, Ndue kolndreu, duke shtuar më tej se, edhe pse i kupton vështirësitë e maturantëve, nuk mund të tolerojë dot në asnjë lëndë. “Të gjitha lëndët kanë rëndësinë e vet, kanë programin e tyre të ndarë në orë të ndryshme dhe është e pamundur që të tolerohet qoftë edhe në fizkulturë, për hatër të provimeve të Maturës Shtetërore”,- pohon Kolndreu.
Biblioteka në shkollën periferike, mbi 600 tituj librash.
Biblioteka e gjimnazit “Aleks Buda”, e krijuar vetëm pak kohë më parë, është pasuruar shumë me libra, sidomos gjatë këtyre tri viteve të fundit. Biblioteka ka në fondin e vet libra në gjuhën shqipe e angleze dhe, pjesërisht, në atë italiane. Librat në gjuhën shqipe janë të inventarizuar e të ndarë sipas fushave që ata trajtojnë, si letërsi shqipe e të huaj, ekonomi, juridik, psikologji, fjalorë dygjuhësh etj. Ndërsa numri i titujve të këtyre librave afron në rreth 600. Aktualisht, për sa i përket fondit të kësaj literature, është më i pasuri i homologëve të saj në vend. Aty mund të gjenden libra të letërsisë klasike, madje edhe autorët e shekullit të 20-të, ndonëse të një zhanri më të lehtë. Ka, po kështu, udhëpërshkrime, vëllime memorialistike, revista gjeografie, metodika të mësimit të gjuhës së folur e të shkruar angleze etj. Nga të dhënat e deritashme, del se librat e bibliotekës plotësojnë në një masë të konsiderueshme nevojat e nxënësve. Numri i lexuesve po rritet dita-ditës; tashmë mund të flasim për një kontingjent të qëndrueshëm lexuesish shumë të interesuar për librin profesional e atë të kulturës së përgjithshme. Sipas mësuesit të letërsisë, i cili është edhe përgjegjësi i bibliotekës, nxënësit kanë filluar të tregojnë më shumë interes. “Ashtu siç e shikoni, ne e kemi bërë bibliotekën me kushte shumë të mira. Kemi 70-80 nxënës, të cilët janë anëtarë të bibliotekës dhe nga kjo unë do të thosha që nxënësit kanë filluar të tregojnë një interes për librin. Madje, doja të theksoja se të rinjtë kanë mjaft interes për të. Ajo që dua të theksoj është fakti se vetëm pak kohë më parë, Drejtoria Arsimore na ka dhënë një fond prej 2 milionë lekësh për librat, të cilat janë nga shkrimtarë të njohur shqiptarë, por edhe të huaj”,- ka pohuar drejtori i kësaj shkolle Ndue Kolndreu, duke shtuar se një fond për bibliotekën e shkollës janë bërë edhe vetë nxënësit, të cilët çdo fund viti dhurojnë nga një libër secili.
“Aleks Buda me nxënësit e ardhur nga Jugu
Në gjimnazin ku sot mësojnë një numër prej 980 nxënësish, ka edhe shumë probleme të natyrave të ndryshme, pasi një pjesë e mirë e nxënësve të shkollës “Aleks Buda” janë të ardhur nga Jugu i vendit. Jo pak, por pothuajse 99 për qind e nxënësve janë jugorë. Kjo bënë që marrëdhëniet mes nxënësve me njëri-tjetrin të jenë paksa të kufizuara, për shkak të dialekteve të ndryshme që ata flasin. Nxënësit që kanë vite që janë në Tiranë nuk i afrojnë ata nxënës që vinë nga Veriu. “Kanë nota relativisht të ulëta nga nxënësit e tjerë, por edhe u vihen enkas nga mësuesit”, - ka pohuar drejtori i shkollës, Ndue Kolndreu. Një pjesë e mirë e nxënësve shkojnë të marrin ndihmën e psikologes. Janë mbi 11 për qind e nxënësve që e marrin këtë ndihmë nga psikologia për arsye të ndryshme të tyre, qofshin ato edhe marrëdhëniet që në këtë moshë”,- vazhdon më tej drejtori i shkollës. Një veçori në një përkushtim i veçantë për këtë shkollë është pikërisht palestra e saj. Palestra e shkollës “Aleks Buda” ka ambiente të përshtatshme për nxënësit e saj dhe ndodhet në kushte bashkëkohore. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, bëhet e ditur se edukimit fizik në këtë shkollë i është kushtuar një vëmendje e veçantë.
Gjimnazi i vetëm në Laprakë, për të ardhurit nga rrethet
Problemet e shumta që ka kjo shkollë nuk e bëjnë atë të jetë edhe e çrregullt si administratë. Pra pavarësisht problemeve, aty ka edhe elementë që janë shumë të mirë dhe që shkojnë në shkollë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për administratën e kësaj shkolle duke filluar që nga roja e shkollës e deri tek drejtori për të përfunduar me disiplinën në shkollë. Kështu, nëse do të hysh në këtë shkollë, do të përballesh me slogane, si: “Përpiqu ta bësh vendin tënd të denjë për të jetuar në të”. Është ky slogani që nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Aleks Buda” në kryeqytet e lexojnë çdo ditë. Madje, nuk është çudi të themi se shumë prej tyre i dinë tanimë përmendsh këto fjalë e, më shumë se kaq, me filozofinë e tyre prej adoleshentësh edhe mund të ta shpjegojnë atë. E vendosur në Laprakë, shkolla e mesme “Aleks Buda” duket se nuk ka asnjë ndryshim me shkollat e tjera në zemër të qytetit. Nxënësit e “Aleks Budës” çdo mëngjes, në orën 7 e 45 minuta duhet të jenë në oborrin e shkollës, për të hyrë më pas nëpër klasa, sipas një rregulli të caktuar. Nga viti i parë e deri në vitin e fundit, në këtë gjimnaz, në secilën nga klasat ka nxënës të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit; të gjithë me një dëshirë të përbashkët: të studiojnë tek “Aleks Buda”. Siç na tregojnë edhe vetë ata, aty nuk ndihen të diskriminuar, nga fakti që janë të ardhur nga zona apo rrethe të ndryshme të vendit. Madje, vlen të theksohet se në këtë shkollë vala e ndryshimeve nis që nga roja i shkollës. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë, tek “Aleks Buda”, veshur me uniformën e policit është një femër. Kjo është roja, së cilës i duhet të përballet çdo mëngjes me nxënës, prindër, mësues; në ndonjë rast edhe me gazetarë apo me miq, shpeshherë të padëshiruar, siç na tregon vetë ajo, të panjohur që vijnë të trazojnë vajzat e shkollës. Në muret e shkollës gjejmë fraza të ndryshme të shkruara nga vetë adoleshentët, të tilla si “mësoj të di, mësoj të bëj, mësoj të rrojmë së bashku, mësojmë të ekzistojmë. Të gjitha këto janë mesazhi që ata përcjellin ditë pas dite dhe, ndër të tjera, edhe një mesazh i qartë për ne. Këtu mësimi është i rëndësishëm, por mbi të qëndrojnë vetë nxënësit; ata janë shtylla dhe baza kryesore, mbi të cilat ndërtohet marrëdhënia mes mësuesve dhe tyre.
Mbingarkesa mësimore
Një pjesë e nxënësve ende me paragjykime për dallimet Jug-Veri. Sikundër në të gjitha gjimnazet, edhe tek “Aleks Buda” nxënësit kanë një ankesë të përbashkët: mbingarkesë në mësime. Ata tregojnë se janë tepër të ngarkuar me mësimet e ditës, saqë su del koha për ti studiuar dot të gjitha e, aq më tepër, për tu marrë me ndonjë libër jashtëshkollor. Veç kësaj, vështirësitë shtohen edhe më shumë, duke marrë parasysh faktin që në gjimnazin e tyre nuk ka laboratorë, studio për të pasuruar dijet e tyre. Për gazetën nxënësit theksojnë se duhet të ketë më tepër praktika në lëndët mësimore, pasi vetëm ana teorike nuk i ndihmon shumë. Sipas tyre, kjo është edhe një ndër arsyet e rezultateve të tyre të ulëta në mësime. I të njëjtit mendim me nxënësit duket të jetë edhe stafi pedagogjik; kështu, stafit të mësuesve, “metodologjia tradicionale e mësimdhënies dhe e të nxënit sjell, si pasojë, rezultate relativisht të ulëta të nxënësve të shkollave të mesme”, duke shtuar se rol të rëndësishëm në nivelin e dobët të nxënësve luan edhe mungesa e mjeteve didaktike, pasi është tepër e vështirë që të mësosh informatikën pa kompjuter. Përpos të gjitha këtyre fakteve të lartpërmendura, rezultatet e dobëta të nxënësve në mësime, përgjatë viteve shkollore, sipas mësuesve, janë të pajustifikueshme. Pothuajse 50-60 për qind e nxënësve të kësaj shkolle të mesme rezultojnë me mesatare 5-6, ndërsa niveli mesatar nuk e kalon notën 7.
“Vetëm 5 nxënës kanë notën 10, të tjerët 5 dhe 6”
Shkolla “Aleks Buda”, përveç nxënësve që kanë probleme me mësimin ka edhe një numër shumë të vogël nxënësish që kanë dalë të gjithë me dhjeta. Në këtë shkollë janë vetëm 5 nxënës që semestrin e parë i kanë nxjerrë vetëm me notën 10 të gjitha lëndët. Ndërsa 141 nxënës të kësaj shkolle vazhdojnë shkollën e lartë. “Në përgjithësi nxënësit dolën mirë, sigurisht në ndryshim nga vitet e kaluar. Por, pati edhe disa raste për të cilat na ka ardhur keq edhe neve mësuesve, kjo me disa nxënës të dhjetës, të cilët kanë zbritur te nota tetë (8) në provimin e Matematikës. Ndërsa për sa u përket nxënësve mbetës nuk u befasuan, pasi janë vlerësuar me notë negative pikërisht ata nxënës që kanë pasur rezultate të dobëta edhe gjatë vitit, por që ne u dhamë mundësinë të provonin veten në testimin e detyruar (kjo edhe me kërkesë të prindërve). Një ndër synimet kryesore të stafit pedagogjik, me në krye drejtorin, është minimizimi i këtij fenomeni për vitin akademik 2009-2010. Megjithatë, nga të dhënat e semestrit të parë, duket që rezultatet ende nuk janë në nivelet e duhura, pasi shkolla renditet ndër më problematiket, për sa u përket mungesave. “Ne nuk mund ti përjashtojmë nga shkolla dhe ti nxjerrim në rrugë të madhe të gjithë këta nxënës, që kanë më shumë dëshirë të mungojnë dhe ti lënë orët e mësimit sesa të marrin dije. E vetmja mundësi është kontrolli, të cilin ne e kemi realizuar deri diku me anë të mbylljes së derës kryesore të shkollës. Por, më duhet ta pranoj që, për sa i përket semestrit të parë, nuk kemi rezultate të mira në uljen e mungesave, pasi fenomeni mbetet i njëjtë”,- ka pohuar drejtori Kolndreu.
Flasin nxënësit: “Duam më shumë liri në shkollë”
“Arsimi i mesëm nuk është me detyrim, edhe pse ministri i Arsimit ka thënë se do ta kthejnë me detyrim, kjo ende nuk ka ndodhur, pra me çtë drejtë më refuzojnë të dal nga shkolla në orën e mësimit. Nëse unë dua të iki pa leje, mësuesit le të mbajnë mungesën shënim”,- pohon një nga gjimnazistët e kësaj shkolle. Nuk mendojnë të gjithë gjimnazistët kështu, por një pjesë e thonë troç se duan të jenë të lirë dhe jo të burgosurit e shkollës. Këtu nis edhe përplasja me mësuesit, të cilët nuk janë aspak dakord me nxënësit e tyre, duke i cilësuar prototipa apo kthyer ndryshe, elementë që nuk e duan mësimin, dhe që vijnë në gjimnaz sa për të kaluar radhën. Ata duan më tepër liri në shkollë dhe, sigurisht, të kalojnë më shumë kohë në kafene dhe në pabe.
Stafi i mësueseve, i kualifikuar me eksperiencë pune
Shkolla e mesme “Aleks Buda” ka një staf prej 45 mësuesish; pjesa më e madhe e tyre ka eksperiencë pune të gjatë në këtë shkollë. Përveç mësuesve me eksperiencë të gjatë në punë, kohët e fundit në radhët e stafit pedagogjik janë shtuar edhe mësues të rinj. Sipas drejtorit të shkollës, Ndue Kolndreu, të gjithë mësuesit janë të pajisur më libreza shëndeti dhe çdo vit të ri shkollor ata e rinovojnë atë, në mënyrë që të evidentohet edhe ndonjë problem shëndetësor, i shfaqur gjatë vitit akademik. Drejtori shprehet se do të dëshironte që të kishte më tepër bashkëpunim midis prindërve, nxënësve dhe mësuesve. “Të shumtë janë ata prindër, që shprehen në takime që ne bëjmë një herë në muaj, se vajzën apo djalin tani e kemi lënë në dorën tuaj, në dorën e shkollës. Kjo nuk është e vërtetë: ne jemi mbështetja e tyre vetëm për një kohë të kufizuar, ndërkohë që, pas kësaj kohe, kërkohet bashkëpunimi i prindërve, të cilët duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj kërkesave dhe ankesave që kanë fëmijët e tyre”,- shprehet drejtori.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010