“Vikipedia”, shpërthen polemika për pornon në faqe
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington – “Vikipedia” vazhdon rrugën e saj të suksesit, por pornografia është kthyer në makthin e tyre të vërtetë. Përdoruesit e rregullt të “Vikipedia” dhe “Vikimedia” janë shumë të vetëdijshëm që sajtet e përdorura prej tyre kanë një përmbajtje shumë të lartë pornografike. Falë një zbulimi të televizionit amerikan Fox Neës, kompania mëmë e “Vikipedia” dhe “Vikimedia” ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të materialeve të ndaluara nga faqet e tyre. Bashkëthemeluesi i faqes, Larry Sanger, i cili është larguar nga kompania në vitin 2002 kishte deklaruar në prill se i kishte sinjalizuar drejtuesit e faqes dhe FBI-në. Por nëse i gjithë ky skandal do të ishte bërë publik për të mbrojtur pafajësinë e përdoruesve minorenë, ka gjithnjë një arsye tjetër pas kësaj që duket shumë e thjesht, - paraja. Projektet e “Vikipedia” financohen nga donatorë të mëdhenj dhe filantropistë. Kur emra të tillë si Google, Bing, Yahoo!, USA netvorks etj u afruan për të ndihmuar faqen e kërkimeve të informacionit, këta të fundit u kujdesën që materialet e ngarkuara të mos përmbanin asnjë informacion që ekspozonte pornografi. Për të minimizuar në maksimum dëmin e imazhit ndaj enciklopedisë më të klikuar online, themeluesi tjetër Jimmy Vales ndërhyri personalisht për të fshirë rreth 400 imazhe të ndaluara. Një iniciativë e tillë thyen direkt rregullat e statutit të kompanisë sipas autorëve vullnetarë që shtojnë se ata duhet të ishin njoftuar për ndërhyrjet. Të dielën e shkuar, themeluesit e enciklopedisë në një deklaratë për shtyp komunikuan ndryshimin e disa pikave të statutit, ku ata merrnin kompetenca të reja për redaktimin e materialit të futur në rrjet nga vullnetarët. Enciklopedia e Vikipedias është një manual i hapur informacionesh ku kontribuon kushdo që ka dëshirë. Numri i madh i personave që psotojnë informacion ka sjellë problemet e mosfiltrimit të tij duke provokuar dhe skandalin e radhës.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010