Debati i shkencëtarëve: Përse alienët nuk vijnë në tokë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Astrofizikani i njohur Stephen Hauking ka siguruar se vrimat e zeza do të zhduken. Por ai nuk është shumë optimist për shfaqjen e ndonjë civilizimi tjetër më të përparuar në galaksinë e Rrugës së Qumështit. “Ne duhet vetëm të shikojmë se si jeta inteligjente mund të zhvillohet në diçka që ne nuk do ta takojmë kurrë”, - tha Hauking gjatë transmetimit të dokumentarit
në Discovery Channel, "Në Univers me Stephen Hauking". Fizikani bazohet tek të dhënat e deritanishme për të arritur në konkluzionin se kultura inferiore – që në këtë rast jemi ne – do ta kishte jetën shumë të shkurtër në rast se do të përballej me një tjetër qytetërim. 37 vjet më parë, biologu i nderuar me Çmimin Nobel, George Uald shprehu të njëjtat shqetësime.
Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë makthi i tmerrshëm do të ishte vendosja e linjave të komunikimit me të ashtuquajturën teknologji superiore në hapësirën e jashtme”. Analisti i çështjeve hapësinore, Ray Villard, thotë se këto paralajmërime ai i ka puqur në disa të vërteta të thjeshta, të para nga një këndvështrim krejtësisht astronomik. Ai jep më poshtë arsyet që alienët nuk do ta pushtojnë kurrë planetin tonë. Së pari, ai thotë se nuk ekziston askush që të mendojë që jeta inteligjente zhvillohet në tokë. “Ashtu siç e ka përmendur dhe një kolegu im, Ian ONeill, në një artikull të mëparshëm. Valët elektromagnetike që përhapen nga toka tashmë janë zgjeruar deri në një rreze prej 100 vitesh dritë. Ky volum rrethohet nga 2000 yje, 200 prej të cilave janë të ngjashme me diellin. Por valët mbulojnë vetëm një të dhjetën e volumit të të gjithë galaksisë. Edhe nga përllogaritësit më optimistë të “Drake Equation”, supercivilizimi më i afërt është larg 1000 vite dritë. Dhe ata nuk do të duan të kenë lidhje me ne, nëse nuk dallojnë asnjë sinjal deri në vitin 3000 pas Krishtit. Nëse do të ecje në gjurmët e Apalasheve, cilat do të ishin dallimet mes personit të parë që do të takonin, nëse ai do të ishte në të njëjtën moshë dhe kishte lindur një ditë përpara teje? Edhe pse planeti më i afërt i banuar mund të ishte 30 vite dritë larg, ka po kaq gjasa që dikush që jeton atje të jetë shumë afër nesh për sa i përket zhvillimit teknologjik. Galaksia është shumë e vjetër. Ka shumë të ngjarë që të ketë specie më inteligjente që ndodhen 10 mijë, 1 milion apo 10 milionë vjet më të avancuara se ne. Ndoshta zhvillimi mund ti ketë bërë ata dhe të pavdekshëm. Kështu që ne mund të kemi të përbashkët me ta, atë që ka një amebë me ne. Edhe pse ne mendojmë që civilizimi ynë është shumë më afër evolucionit, nuk ka asgjë në tokë për të cilën ata janë të interesuar. Yjet dhe planetët janë krijuar prej të njëjtëve shkëmbinj kimikë. Së fundmi, distancat mes yjeve janë aq të mëdha sa nuk mund të kalohen nga qenie prej mishi dhe gjaku, dhe jo më nga ushtri të tëra armike. Vetëm jeta artificiale mund ta arrinte. Kjo është si historia fantastiko-shkencore e Terry Bisonit në revistën “Omni Magazine”, ku dy alienë jobiologjikë marrin sinjal nga toka...”
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010