Tirana mes Romës dhe Ankarasë, Reiz Malile takon Andreotin
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Romë, 10 prill 1984 – Shqipëria, e cila është shumë e dyshimtë ndaj të huajve dhe admiron ende figurën e Josif Stalinit, ka shfaqur shenja daljeje nga izolimi, duke ngrohur marrëdhëniet me fqinjën Itali. Analistët e këtij vendi komunist ballkanik i shikojnë këto lëvizje ndaj botës së jashtme si shumë të rëndësishme në një kohë që udhëheqësi i tyre, Enver Hoxha, sot është 75 vjeç. Në mënyrë të pashmangshme ngrihen dyshimet nëse Shqipëria, e shtrirë në një hapësirë strategjike në detin Adriatik përtej Italisë, do të rikthehet edhe një herë tjetër të gjirin e bllokut sovjetik, pasi Hoxha të lërë drejtimin e vendit. I krahasueshëm për nga sipërfaqja me shtetin e Merilendit në SHBA dhe 3 milionë banorë, Shqipëria nuk ka pasur asnjë aleat që kur u prish me Moskën (1961) dhe Pekinin (1978). Shteti i parë i botës i vetëshpallur ateist, nuk ka marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç hyrjes në vend të shqiptarëve etnikë, qytetarët amerikanë nuk lejohen të shkelin vendin. “Shqipëria mbase e ndjen se shpërthimi i një krize në Ballkan apo në Evropë, do të ishte më mirë për të që të kishte një aleate në botën perëndimore”, - tha një analist evropian për agjencinë “Associated Press”, teksa komentonte afrimin me Romën. Tirana sulmon vazhdimisht një nga fqinjët e saj, Jugosllavinë e mosrreshtuar, ndërsa së fundmi ka shpërthyer dhe kundër fqinjës tjetër, anëtares së NATO-s, Greqisë. Sulmet ndaj Athinës erdhën pasi kryeministri socialist, Andreas Papandreu, shprehu shqetësimin e tij për shtypjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. “Askush, as Amerika, as tiranët e Greqisë, as Vatikani apo shovinistët serbë të Jugosllavisë nuk mund ta ndryshojnë rrugën e Shqipërisë drejt socializmit, nga politika e saj parimore”, - shkruante një komentator në artikullin e fundit për organin e Partisë Komuniste, “Zëri i popullit”. Gjatë muajve të fundit, Italia, ushtria fashiste e së cilës e pushtoi Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është përzgjedhur si e preferuara për të bërë aleancë, por ka zëra që flasin edhe për një afrim të mundshëm me një tjetër anëtare të NATO-s, Turqinë. Ministri i jashtëm italian, Xhulio Andreoti, u takua dy herë rresht me homologun e tij shqiptar, Reis Malile, gjatë pranisë së tyre në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork dhe më pas në Romë. Si për ta konfirmuar qasjen e re të Tiranës me Romën është krijimi i katedrës së gjuhës italiane në Universitetin e Tiranës. Në dhjetorin e vitit të shkuar, midis dy vendeve u vendos një linjë tragetesh mes Triestes (portit verilindor të Italisë) dhe Durrësit (portit më të madh shqiptar). Kjo linjë vajtje-ardhje që bëhet një herë në dhjetë ditë, është lidhja e dytë me Perëndimin pas fluturimeve në Tiranë të linjës ajrore greke, “Olimpic Airëays”. Ministri italian i Tregtisë, Nikola Kapria, e vizitoi Shqipërinë në mars dhe solli një mesazh të kryeministrit Betino Kraksi, i cili shprehte shpresën e përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale. Gazetarëve italianë gjatë kësaj kohe iu bë dhe një shëtitje për të njohur Tiranën, ndërsa iu lejua gjithashtu të mbulonin një ndeshje futbolli. Lajmet e tyre, ashtu si edhe të kolegëve të tjerë që kishin vizituar Shqipërinë, përshkruajnë një vend ndryshe nga çdo shtet tjetër i Evropës. “Është sikur të kthehesh mbrapa në kohë”, - thotë një vizitor, i cili pa se në hotelin e vetëm për të huajt, “Dajti”, mbulesat e tavolinave mbanin ende të qëndisura inicialet e Ushtrisë Italiane të Luftës së Dytë Botërore. Hoteli kishte shërbyer si një klub për oficerët italianë gjatë luftës. Pa makina private, Tirana me rreth 200 mijë banorë, nuk ka semaforë. Ato pak makina që sheh në rrugë janë të zyrtarëve shtetërorë. Në rrugë sheh vetëm biçikleta, me shumë mundësi të importuara nga Kina gjatë ditëve kur Pekini derdhte ndihmë të jashtëzakonshme ekonomike, ushtarake dhe teknike. Marrëdhëniet u prishën befas, kur Mao nisi të përmirësonte lidhjet me Perëndimin. Dëshmitë e Enver Hoxhës janë gjithandej, me portrete të mëdha të kryetarit të partisë ngjitur në muret e ndërtesave publike, lokale, transitin e aeroportit dhe hollin e hotelit. “Ai shfaqet i qeshur mes fëmijëve të veshur me kostume tradicionale teksa duket i menduar”, - thotë Karlo Koshia në një shkrim të gazetës torineze “La Stampa”. “Në një foto tjetër e sheh teksa ecën krenar mes punëtorëve të një fabrike”. Shqiptarët e zakonshëm largohen dhe nuk u flasin italianëve, ndërkohë që zëdhënësi zyrtar i qeverisë denoncon vazhdimisht botën kapitaliste dhe ish-aleatët komunistë të Shqipërisë. Ai ngre në qiell sakrificat e popullit për të qenë i pavarur. Hoxha është ende një besnik i stalinizmit dhe vizitorët thonë se një statujë e ish-diktatorit sovjetik, që është hequr edhe nga vetë Rusia dhe vendet e tjera të Bashkimit Sovjetik, ndodhet ende në qendër të Tiranës. Shqiptarët arrijnë në kenë akses në kanalet televizive italiane, por ata i fikin televizorët kur shfaqet figura e Papa Gjon Palit II apo e ndonjë femre të zhveshur. Papa është një shënjestër e vazhdueshme e regjimit. Sulmi i fundit është bërë gjatë vizitës së tij në Bari ku denoncoi persekutimin fetar në Shqipëri. Vitet e fundit, analistëve u është ngjallur kureshtja nga incidentet e fundit. Ata besojnë se ato janë provokuar për të mbuluar luftën e brendshme për pushtet kundër përpjekjeve të hapjes së vendit. Një nga këto incidente thuhet se është vetëvrasja e kryeministrit Mehmet Shehu në dhjetor 1981. Më vonë Hoxha e denoncoi ish-kreun e ekzekutivit si një agjent të huaj, ndërsa spastroi miqtë dhe të afërmit e tij nga udhëheqja.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010