E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, hakmarrje me katër yje ndaj Apolonisë

Albania-Sport - Vllaznia është hakmarrë sot pasdreke për atë humbje të pësuar në fazën e parë, në stadiumin e saj, kur ishte mundur 1-2 nga Apolonia, duke e shpartalluar skuadrën fierake me rezultatin e thellë, 4-1, në sfidën e zhvilluar në "Loni Papuciu" të Fierit. Blerja më e re e klubit shkodran, senegalezi El-Haxhi Gudjabi ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 20-të, por vendasit kundërpërgjigjen 10 minuta më pas, me anë të Gërxhos.
Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes, ndërsa ato të dytat kanë qenë një rrugë me një kalim, pasi Vllaznia ka dominuar plotësisht, duke rigjetur epërsinë e saj me anë të Klevis Dalipit, i cili shënon në minutën e 55-të, dhe duke e thelluar atë fillimisht me anë të të riut Xhevahir Sukajt, që shënon në minutën e 81-të, dhe pastaj me anë të Dalipit, i cili siglon kështu dygolëshin e tij personal, 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›