Muça: Mëkat, por ne bëmë gjithçka
Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, por ka pohuar në fund të takimit kundër Lahtit se rezultati i ndeshjes së parë ishte tejet i vështirë për t’u përmbysur. “Jam shumë i kënaqur nga skuadra, sepse bëmë vërtet një ndeshje shumë të mirë. Ishim një gol larg kualifikimit dhe kjo është e vështirë për t’u kapërdirë, por ne e dinim që në fillim se do ta kishim të vështirë të përmbysnim rezultatin 4-1. – ka thënë Muça pas ndeshjes – Lahti ishte një kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm. Nëse nuk do të kishte qenë për atë humbje të thellë në takimin e parë, sot mund t’ia kishim dalë mbanë, por futbolli ky është. Gjithsesi, e përsëris edhe njëherë se jam shumë i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve, sepse dhanë gjithçka në fushë”.