E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formularet A1 dhe A1Z, si duhet t'i plotesoni

Luljeta Ndoka

Shpallen formularet A1 dhe A1Z, si dhe udhezuesit e tyre. Keshtu, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka publikuar dje te gjitha detajet ne lidhje me te dhenat qe do te permbajne dy formularet ne fjale, si dhe udhezimi per menyren se si duhet te plotesohen. Mjafton nje gabim, dhe kandidati mund te skualifikohet. Pikerisht per kete shkak, Ministria e Arsimit ka vendosur qe maturantet te njihen paraprakisht me perberjen e tyre.

Formulari A1

Sipas Ministrise se Arsimit, formulari A1 plotesohet per t'u regjistruar ne Maturen Shteterore 2009, vetem nga maturantet e vitit 2009 si dhe kandidatet qe kane mbaruar shkollen para vitit 2009 dhe nuk kane dhene provimet me zgjedhje te Matures Shteterore 2006, 2007, 2008. "Formulari A1 duhet te plotesohet me shkronja te medha, ndersa do te konsiderohet i vlefshem vetem nese eshte plotesuar ne menyre te sakte dhe te kuptueshme. Ne rast te kundert ai do te konsiderohet i pavlefshem dhe nxenesi ose kandidati humbet te drejten e regjistrimit", theksohet ne udhezim. Sipas ketij te fundit, nese nxenesi ka bere gabime ne plotesimin e formularit, atehere mund te plotesoje nje formular tjeter A1, i cili zevendeson te parin. Zevendesimi i formulareve mund te pranohet nga Komisioni Shkollor i Matures -Shteterore (KSHMSH), vetem brenda afatit te dorezimit te tij. Pas ketij afati, nxenesi ose kandidati nuk ka te drejte te beje ndryshime te tjera. "Plotesimi dhe dorezimi i Formularit A1, fillon me date 20 shkurt 2009 dhe perfundon me date 10 mars 2009", percakton udhezimi i firmosur nga ministri Beja. Formularet A1 pas plotesimit, kontrollohen me kujdes per saktesine dhe me pas firmosen nga nxenesi ose kandidati, mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkolles. Per kandidatet qe kane mbaruar para vitit 2009, drejtori i shkolles ngarkon nje mesues qe do te luaje rolin e mesuesit kujdestar. Cdo formular duhet te vuloset me vulen e shkolles.

Plotesimi

Pervec keshillave te pergjithshme, MASH nuk ka ngurruar te jape edhe keshilla te detajuara per menyren se si duhet plotesuar formulari A1. Keshtu, ne hapesirat e lena bosh tek Formulari A1, duhet te plotesoni ato te dhena qe ju kerkohen, si per shembull vendi ku keni kryer arsimin e mesem, etj. Bazuar ne tabelen me indekset e profileve apo degeve, gjeni indeksin e deges dhe shenoni numrin qe perfaqeson dega qe ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnaz i Drejtimit Shoqeror, ne tabele ka indeksin 02, ne formular ju do shenoni numrin 02. Shenohet ID qe keni pasur ne Maturen Shteterore 2007, 2008. Plotesohet ne bashkepunim me drejtorin e shkolles, vetem nga ata nxenes qe kane dhene provimet e detyruara, dhe ata qe kane mbetur, ne nje ose ne te dy provimet e detyruara, ne Maturen Shteterore 2007, 2008. Kujdes, gjeneralitetet duhet te shenohen me shkronja kapitale dhe ne perputhje me certifikaten personale. "Te behet kujdes me emrat qe permbajne shkronjat (E) dhe (C). Shenoni datelindjen tuaj, duke plotesuar me dy shifra diten dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989), ndersa duhet te vendosni nje shenje ne forme kryqi, ne kutine qe i perket gjinise suaj. Nxenesit qe duan te vazhdojne studimet jashte shtetit shenojne nje kryq [X] ne kutine perbri PO. Ne lendet me zgjedhje qe do te qarkohen, vetem njera mund te jete gjuhe e huaj, nga tre te mundshme qe ju vihen ne dispozicion.

Germat

Ne udhezuesit per plotesimin e formulareve A1 dhe A1Z theksohet se gjeneralitetet duhet te shenohen me germa te medha, pra kapitale. Formularet konsiderohen te vlefshem vetem nese plotesohen ne menyre te sakte dhe te kuptueshme, ne te kundert, jane te pavlefshem.

Gjuhet e huaja

Ne dispozicion te maturanteve do te jene tre gjuhe te huaja. Behet fjale per gjuhen italiane, frenge dhe angleze. Por udhezuesit theksojne se vetem njera prej ketyre gjuheve do te mund te zgjidhet nga maturanti, ne te kundert, zgjedhja eshte e gabuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›