E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Fier-Levan, punimet nisin ne mars

Fier- Firma italiane qe ka fituar te drejten per ndertimin e autostrades Fier-Levan kerkon ndihmen e policise vendore dhe autoriteteve per te zgjidhur problemin e shpronesimeve. Diten e djeshme, ne prefekturen e Fierit, eshte zhvilluar nje takim me perfaqesues te kompanise italiane "Tonpini", ku drejtori i policise qarkut, Shemsi Premci, premtoi zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Te pranishem kane qene kryetari i qarkut, Luan Mucaj dhe prefekti Shahin Bejdaj. Drejtuesi i firmes italiane ka njohur te pranishmit me punen qe e kryer, por ka vene ne dukje se fermeret e zones nuk jane shpronesuar ende dhe ata s'mund te kryejne punime ne parcelat ku do te kaloje segmenti rrugor. Aktualisht shume prej shpronesimeve kane perfunduar, por ka ende disa pretendime te fermereve te komunes Frakull, lidhur me cmimin e vendosur. Gjate takimit u be e ditur se punimet pritet te fillojne ne muajin mars ne zonen e Levanit, deri ne fshatin Dames te Mallakastres dhe aksi eshte i gjate 38 kilometra, me vlere 32 milione euro.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›