A1-Z, formulari per maturantet qe i kane dhene nje here provimet
Formulari A1-Z plotesohet per t'u regjistruar ne Maturen Shteterore 2009, vetem nga kandidatet qe kane marre pjese ne provimet me zgjedhje te Matures Shteterore 2006, 2007, 2008. dhe qe duan te mbartin, njeren ose te dyja lendet me zgjedhje, ne Maturen Shteterore 2009. Sipas udhezimit, ky formular, duhet te plotesohet me shkronja te medha dhe do te konsiderohet i vlefshem vetem nese eshte plotesuar ne menyre te sakte dhe te kuptueshme. Ne rast te kundert ai do te konsiderohet i pavlefshem dhe nxenesi ose kandidati, humbasin te drejten e regjistrimit. Ne hapesirat bosh, te shenohet emri i lendes me zgjedhje qe do mbartet dhe vitin kur eshte dhene provim kjo lende. Nese lenda qe do te mbartet eshte dhene provim me shume se nje here, atehere ne formular duhet te shenohet viti i fundit kur eshte dhene provim kjo lende. P.sh., nese do mbartni lenden Fizike, te cilen e keni dhene provim dy here, ne MSH 2007 dhe MSH 2008, atehere ne formular duhet te shenoni vitin 2008. Nese keni mbartur dy lende me zgjedhje nga Matura Shteterore e viteve te meparshme, kerkesa 12.2 nuk plotesohet. Por, ne rast se keni mbartur vetem nje lende me zgjedhje nga Matura Shteterore e viteve 2006, 2007, 2008, atehere, ne listen e lendeve me zgjedhje, duhet te qarkoni vetem nje lende me zgjedhje. Nese lenda qe keni mbartur eshte gjuhe e huaj, lenda qe do te qarkoni, ne listen e lendeve me zgjedhje, nuk duhet te jete gjuhe e huaj. Sipas udhezimit, nese nuk keni mbartur lende me zgjedhje nga Matura Shteterore e viteve 2006, 2007, 2008, atehere duhet te qarkoni dy lende me zgjedhje, ne listen e lendeve me zgjedhje. Lendet qe do te qarkoni, nuk duhet te jene te dyja gjuhe e huaj. P.sh., nuk mund te qarkoni Gjuhe Angleze dhe Gjuhe Frenge, Gjuhe Angleze dhe Gjuhe Italiane, Gjuhe Frenge dhe Gjuhe Italiane.