E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani i 'konfiskon medaljen e Nobelit' Ebadit

TEHERAN- Autoritetet në Iran kanë konfiskuar Çmimin Nobel për Paqe që iu akordua në vitin 2003 aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Shirin Ebadi.

Znj. Ebadi, që aktualisht ndodhet në Londër, tha se medalja i ishte marrë një kasafortë në Iran para tre javësh.Aktivistja iraniane është femra e parë e besimit mysliman laureate e çmimit dhe gjykatësja e parë në Iran.
Jonas Gahr Stoere, ministri i jashtëm i Norvegjisë, vendit ku akordohet çmimi, ka protestuar ndaj këtij hapi.Çmimi Nobel për Paqe është akorduar çdo vit për mbi një shekull.
Protestë
Është hera e parë në histori që medalja e artë dhe diploma e akourduar konfiskohet nga persona të dyshuar si agjentë sekretë që kanë vepruar me urdhër të qeverisë.Autoritetet në Teheran nuk kanë bërë asnjë koment. Por Shirin Ebadi thotë se ata i thyen kasafortën e bankës para tre javëve dhe ia morën medaljen.Minsitri i Jashtëm norvegjez ka protestuar me forcë tek autoritetet iraniane.Ai ka thirrur një diplomat të lartë iranian që të shpjegojë se çfarë qëndron pas këtij akti.
(bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›