ISKSH: Mjekët do të mbajnë regjistër për pacientët
Asnjë pacient që do të vizitohet në spital nuk do të kalojë pa u shënuar nga mjekët. Në një regjistër të posaçëm mjekët do t‘i shënojnë të gjitha të dhënat e pacientëve. Kjo duke u nisur nga momenti që spitalet do të futen në skemën e sigurimeve shëndetësore, proces i cili ka nisur gati dy vjet më parë në sistemin parësor. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, kjo është propozuar të bëhet që çdo para që vjen nga vizitat e pacientëve në spitale të mos shkojnë më në xhepat e mjekëve në mënyrë të pakontrolluar.
"Paraja që do të vijë në mënyrë zyrtare, do të shkojë për pacientin, mjekët do të evidentojnë në fund të çdo dite vizitat, pacientët e shtruar, ditët e qëndrimit, diagnozën, mënyrën e mjekimit, medikamentet dhe gjithçka tjetër", ka sqaruar drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.
Futja e spitaleve në skemën e sigurimeve, jo vetëm që do të sjellë shërbim cilësor për pacientin, por do të bëjë që shumë shërbime të ofrohen edhe në spitalet rajonale, duke bërë që pacientët të mos vijnë të gjithë në Tiranë për trajtime apo ekzaminime.
Një tjetër faktor i rëndësishëm me futjen e spitaleve në skemë, është edhe vendosja e menaxherëve në krye të tyre, në mënyrë që qendrat të kenë mirëmenaxhim të fondeve nga një specialist ekonomist. Pacienti që nuk ka rekomandimin e mjekut të familjes nuk do t‘i jepet asnjë shërbim në spitalet e qyteteve, aq më shumë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Në një takim të përbashkët me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit, ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë ka kërkuar nga mjekët në të gjithë vendin të ndihmojnë përmirësimin e gjendjes së spitaleve, duke zbatuar sistemin e referimit. Kjo do të thotë që pacientët të cilët kanë mundësi të marrin shërbime në spitalet e rretheve apo kryeqytetasit që mund të zgjidhin problemet në qendrat e lagjeve apo poliklinika nuk duhet ta bllokojnë punën në spitalet sekondare apo terciare.