Muhedini: Bashkimi të bëhet para 20 shkurtit
Vlorë
Kreu i PDI-së, Tahir Muhedini, ka zhvilluar dje në Vlorë një takim me anëtarë të komunitetit çam. Qëllimi i takimit të Partisë për Drejtësi dhe Integrim, ishte prezantimi i hapave të deritanishëm të kësaj force për zgjidhjen e çështjes çame. Ndërkohë që një pjesë të konsiderueshme të fjalës së kreut Muhedini, e zuri dhe marrëdhënia mes PDI dhe PDU, Muhedini ka kërkuar edhe një herë bashkëpunim me krerët dhe deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Kreu i PDI-së ka deklaruar se është i hapur që këto dy forca të bashkohen, por me kushtin që këto të kalojnë nën siglën e PDI-së, ndërsa ka dhënë një afat publik për bashkimin, periudhën deri më 20 shkurt. Para kësaj date, është shprehur Muhedini, ne duhet të bashkohemi. Të dy krerët e partive duhet të japin dorëheqjen, e më tej të jetë kongresi i përbashkët që të vendosë drejtuesin e ardhshëm. Në takim pati edhe pyetje rreth një bashkimi dhe domosdoshëmrisë së tij, deklarata këto që vinin nga salla.
#