Muhedini: Jo ndryshim kufijsh, duam vetëm zgjidhjen e çështjes çame
PDI nuk kërkon ndryshimin e kufijve, por vetëm njohjen e çështjes çame. Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ka bërë me dije se shteti shqiptar, nuk ka bërë mjaftueshëm për t‘i dhënë zgjidhje çështjes çame. Sipas tij, lëvizjet më reale për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë qenë në vitet ‘92-‘96, ndërkohë që më pas nuk i është kushtuar rëndësi kësaj çështjeje nga Tirana zyrtare. Kreu i PDI-së ka sqaruar edhe arsyet teknike pse diplomacia shqiptare hesht ndaj këtij fenomeni. "Bashkimi Evropian ka caktuar shtetin grek që të jetë si mbikëqyrësi i Shqipërisë për të hyrë në NATO dhe BE. Këtu shikojmë se ka dy standarde që Shqipëria i zbaton problemet që ka shteti grek, kurse shteti grek nuk i merr si konsideratë problemet e Shqipërisë", u shpreh Muhedini. Sipas tij, ka ardhur koha që Tirana zyrtare t‘i japë fund heshtjes dhe të marrë seriozisht problematikën që ka vendi ynë me grekët.
Zoti Muhedini, sa përparim është bërë për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen çame. Dua të them, deri ku kanë arritur përpjekjet tuaja?
Mund të themi që për herë të parë, çështja çame shkoi në Parlamentin Evropian ku u bën me dije problemet e komunitetit çam. U takuam me eurodeputeten Doris Pack, dhe të jemi të sinqertë ajo nuk ishte në dijeni të problemeve tona mbi problemin çam.
Çështja çame cilësohet si joekzistente për qeverinë greke. Cilat janë argumentet e shtetit grek?
Shteti grek, e themi hapur ka spekuluar mbi 60 vjet për arsye se karshi popullsisë çame është ushtruar një gjenocid dhe janë dëbuar dhe vrarë me mijëra vetë dhe për t‘i dalë kësaj tragjedie që ka ndodhur më 27 qershor 1944, që është ushtruar gjenocidi ndaj kësaj popullsie dhe ka mbi 60 vjet që spekulon duke thënë se është një popullsi që ka bashkëpunuar me fashizmin.
Zoti Muhedini, gjatë viteve të komunizmit, qeveria shqiptare as që e përmendte çështjen çame, por pas ardhjes së demokracisë sa lëvizje është bërë nga qeveritë e ndryshme demokratike dhe socialiste?
Në vitin 1992-1996 është bërë një hap përpara mbi problemin çam, por mund të themi që pas vitit 96 deri më sot nuk është marrë seriozisht çështja çame, as nga PS-ja për tetë vjetët që ishte në pushtet dhe nuk u mor asnjëherë me këtë çështje dhe as në këto vite përsëri ky problem nuk është trajtuar drejtpërdrejt.
Sipas jush, pse çështja çame nuk trajtohet në Parlament? Pse ndodh kjo sipas jush?
Arsyet mund të jenë teknike, ndoshta është edhe një problem pak a shumë që BE ka caktuar shtetin grek që të jetë si mbikëqyrësi i Shqipërisë për të hyrë në NATO dhe BE. Këtu shikojmë se ka dy standarde që Shqipëria i zbaton problemet që ka shteti grek, kurse shteti grek nuk i merr si konsideratë. Kështu që ne mendojmë se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë partneritet dhe ta marrë seriozisht problematikën që ka vendi ynë me grekët dhe çështja çame të marrë një lëvizje.
Ju vetë bëni lobizëm pranë deputetëve shqiptarë që ata ta ngrenë këtë çështje?
Të jemi të sinqertë që të gjithë deputetët e pranojnë se çështja çame duhet të marrë një zgjidhje, por nuk po shikojmë një lëvizje dhe ndonjë reagim të Parlamentit dhe shtetit.
Fakti që në opinionin ndërkombëtar nuk flitet për çështjen çame, a është kjo si pasojë që Parlamenti nuk e ka për zemër çështjen çame?
Shteti grek prandaj ka 60 vjet që spekulon, vetëm për një temë që i ka dalë boja. Që e quan popullsinë çame bashkëpunëtore të fashizmit dhe sistemi i diktaturës nuk ka lejuar që të ngrihet problemi i çështjes çame. Para një viti, historianët grekë kanë deklaruar se karshi kësaj popullsisë së pafajshme është ushtruar gjenocid, sepse ajo s‘ka qenë bashkëpunëtore e fashizmit. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndryshim kufijsh, por kemi të bëjmë me të drejtën e njeriut dhe zbatimin e standardeve dhe mohimin e të drejtave që ka kjo popullsi çame.