Durrës-Kukës, Basha: Pse nuk shkoj dot në prokurori
Siç kishte paralajmëruar, shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, gjatë së gjithë javës do të zhvillojë një tur në Evropë, i angazhuar në disa takime ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm, i cili është i thirrur si i pandehur nga Prokuroria për abuzimet me rrugën Durrës-Kukës, bëri të ditur të shtunën e kaluar se axhenda e tij gjatë javës do të jetë shumë e zënë. Këtë e bën të ditur edhe zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme, e cila, në një njoftim për shtyp, thekson se "nga data 2 deri më 7 dhjetor 2008, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në një numër aktivitetesh zyrtare shumëpalëshe. Në datat 2-3 dhjetor, në Bruksel, do të zhvillohet mbledhja e radhës e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Për herë të parë në një mbledhje të tillë do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vende që priten të jenë anëtare të Aleancës në prill të 2009-ës, çka pritet të rikonfirmohet edhe nga ky Ministerial. Temat kryesore që pritet të diskutohen në mbledhje janë angazhimet e Aleancës në Afganistan e Kosovë, çështje të tilla të një rëndësie të madhe për sigurinë dhe stabilitetin evropian, si ato të zgjerimit të Aleancës, marrëdhëniet NATO-Ukrainë dhe NATO-Gjeorgji, si dhe bashkëpunimi i Aleancës me vendet e Mesdheut. Më datë 3 dhjetor, pasdite, ministri Basha, së bashku me kolegë të tjerë, do të udhëtojë për në Oslo, ku do të nënshkruajë në emër të qeverisë shqiptare, Konventën e OKB-së për Ndalimin e Municioneve Thërrmuese, si dhe do të mbajë një fjalë në ceremoninë e nënshkrimit. Në kushtet kur një pjesë e territorit të vendit, në verilindje, është ende i kontaminuar me të tilla municione të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës, asistenca, e cila sigurohet nga të qenit palë në këtë Konventë, merr një rëndësi të veçantë për vendin tonë. Më datën 4-5 dhjetor, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 16 të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së, që do të zhvillohet në Helsinki. Tema kryesore e Ministerialit do të jetë rikonfirmimi i angazhimeve të marra nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe diskutimi i qasjeve e propozimeve më të reja për të ardhmen e sigurisë në Evropë. Në fjalën e tij në Ministerial, pritet që Basha, ndër të tjera, të rikonfirmojë vullnetin e autoriteteve shqiptare për të pritur numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme në vend, si dhe synimin e Shqipërisë për të marrë Kryesinë e Radhës të OSBE-së për vitin 2012. Në paraditen e 4 dhjetorit, në ambientet ku do të zhvillohet Ministeriali i OSBE-së, në Helsinki, ministri Basha, së bashku me kolegët e tij kroatë, maqedonas dhe amerikanë, do të mirëpresin në një ceremoni zyrtare aderimin zyrtar të Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në Kartën e Adriatikut. Në datat 6-7 dhjetor, ministri Basha do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar në Berlin nga Instituti Gjerman Aspen, me temë "Një dialog i ri transatlantik: Liderët gjermanë dhe amerikanë në dialog me Ballkanin". Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, do të mbajë një fjalë me subjekt "Rezultatet e Samitit të NATO-s në Bukuresht në kontekstin e procesit të zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore". Në këtë konferencë janë ftuar dhe do të marrin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë, gjermanë dhe evropianë, ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore dhe një numër parlamentarësh evropianë e gjermanë. Konferenca do të hapet nga presidenti i Parlamentit Evropian, prof. dr. Hans-Gert Pottering. Në këto aktivitete janë parashikuar edhe një numër takimesh dypalëshe të ministrit Basha me homologë të vendeve të tjera dhe me sekretarët e përgjithshëm të NATO-s dhe të OSBE-së.
Takimi
Për herë të parë, një të takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s, do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vende që priten të jenë anëtare të Aleancës në prill të 2009-ës
Kalendari
2-3 dhjetor, Bruksel. Mbledhja e radhës e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
3 dhjetor, pasdite, Oslo. Basha do të nënshkruajë në emër të qeverisë shqiptare, Konventën e OKB-së për Ndalimin e Municioneve Thërrmuese, si dhe do të mbajë një fjalë gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
4-5 dhjetor, Helsinki. Ministri i Jashtëm do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 16 të mbledhjes së ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së.
Në paraditen e 4 dhjetorit, në Helsinki, ministri Basha, së bashku me kolegët e tij kroatë, maqedonas dhe amerikanë, do të mirëpresin në një ceremoni zyrtare aderimin zyrtar të Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në Kartën e Adriatikut.
6-7 dhjetor, Berlin. Basha do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar në kryeqytetin gjerman nga Instituti Gjerman Aspen, me temë "Një dialog i ri transatlantik: Liderët gjermanë dhe amerikanë në dialog me Ballkanin".
Organi i akuzës po përgatit një tjetër fletë-thirrje për ish-ministrin e Transporteve
Prokuroria fton Bashën: Eja njihu me dosjen
Prokuroria e Përgjithshme ka ftuar sërish në organin e akuzës, ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht kreu i diplomacisë shqiptare, për t‘u njohur me dosjen "Durrës-Kukës", ku është marrë i pandehur. Grupi hetimor deklaroi dje se ftesa konsiston në një akt procedural, aq më tepër kur dosja është gati për të shkuar në gjykatë. Mungesa e firmës së Bashës në dosje nuk mund të mbajë peng dorëzimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, por si procedurë, hetuesit e kanë parë të nevojshme për të këmbëngulur që personi i marrë i pandehur duhet të njihet me dosjen në brendësi. Gjithsesi Prokuroria e Përgjithshme deklaron se dosja do të dorëzohet në gjykatë, para datës 6 dhjetor, ditë në të cilën përfundon afati i hetimeve. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë dje se vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili pengon prokurorinë për veprimet hetimore pas datës 6 nëntor, po zbatohet, pasi pas kësaj dite nuk është kryer asnjë veprim hetimor. Hetuesit deklarojnë se nëse Gjykata e Apelit vendos ditën e mërkurë datë 3 dhjetor, se vendimi i Shkallës së Parë është i paligjshëm atëherë mund të merren sërish prova për dosjen. Por ajo çka është pezull në prokurori është dita e thirrjes së ish-ministrit të Transporteve. Megjithëse dihet botërisht se Basha ndodhet në një "turne" ndërkombëtar, organi i akuzës po përgatit një tjetër fletëthirrje. Zyrtarisht prokurori i çështjes, Arben Kraja, mohon një procedurë të tillë, por eprorët e tij deklarojnë se deputeti pa imunitet do të ftohet sërish në prokurori. Nëse nuk pranon të japë shpjegime dhe të njihet me dosjen atëherë kontakti i grupit hetimor me Bashën do të jetë Gjykata e Lartë, kur dosja do të gjykohet. s.çobo
Akuzat e prokurorisë
Zëdhënësja e Kryeministrit: Ministri
Basha ka mbështetjen e Kryeministrit
Qeveria merr në mbrojtje ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Këshilli i Ministrave ka thyer heshtjen ndaj akuzave të Prokurorisë së Përgjithshme ndaj ish-ministrit të Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, duke dalë hapur në mbrojtje të punës së ministrit Lulzim Basha. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e shefit të qeverisë, Juela Meçani, ka bërë me dije se "çdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë". Në këtë mënyrë, ekzekutivi ka larguar çdo përgjegjësi nga ministri Basha, duke mbajtur për vete akuzat e bëra nga prokuroria dhe opozita ndaj shefit aktual të diplomacisë. "Ministri i Punëve të Jashtme gëzon mbështetje të plotë dhe vlerësimin më të madh të Kryeministrit të vendit, të qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse, për punën e tij në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike", thuhet në komunikatën për shtyp të Kryeministrisë. Sipas zëdhënëses së Kryeministrit, Juela Meçani, "këto ditë, ministri Basha po përballet me një farsë akuzash politike të armiqve dhe kundërshtarëve të korridorit shqiptar, të cilët shohin fundin e tyre të pashmangshëm politik brenda pak muajve që na ndajnë nga përurimi i veprës së shekullit për shqiptarët". Nëpërmjet zëdhënëses Meçani është lajmëruar gjithashtu se segmenti i Durrës-Kosovë, Rrëshen-Kalimash do të përurohet në muajin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, në qershor të 2009-ës.