Kosovë, qeveria miraton ligjin për amnistinë
PRISHTINË -Qeveria e Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe ka miratuar Projektligjin për Amnistinë.
"Hartimi i këtij projektligji ka filluar në vitin 2011 kur patëm marrë vendim që të amandamentohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por kjo procedurë nuk ka mundur të kryhet deri në përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe amandamentimin e Kushtetutës që është bërë këtë vit", tha zv/kryeministri e ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
"Nuk është menduar në atë kohë që do të ketë amnisti vetëm për shqiptarët, ashtu sikurse sot nuk do të mendohet që do të ketë amnisti vetëm për serbët", theksoi numri i dy i qeverisë duke prezantuar projektligjin që do procedohet në Kuvendin e Kosovës, ku këtë javë, në seancën plenare të enjten, do shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe të Planit të zbatimit të saj.
Në vazhdim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku njoftoi për përgatitjet e nisjes së negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke theksuar se, "Kosova me kohë ka bërë përmbushjen e të gjitha kritereve afatshkurtra që janë paraprirë, pas publikimit të Studimit të fizibilitetit në tetor të vitit të kaluar".
Po ashtu, në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, që rregullon aktivitetet e Bankës Evropiane për Investime në Republikën e Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 7 qershor 2013 në Prishtinë.
Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Thaçi i shprehu mirëseardhje në rikthim në punë zv/kryeministrit Bujar Bukoshi, duke vlerësuar sjelljen e tij me drejtësinë.
Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion nga një trup gjykues i EULEX-it, në një proces ndaj disa zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ku ai një kohë ishte ministër.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Thaçi ka njoftuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriç.
"Natyrisht, se tani si shteti Kosovës, ne marrim obligimin që të implementojmë edhe pjesën teknike të Marrëveshjes politike të 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë. Sot veç është emëruar komandanti i Policisë për pjesën e rajonit të veriun, që është z. Gjuriç, i cili ka qenë më herët pjesëtar i Policisë së Kosovës", tha kryeministri kosovar.
Thaçi ka informuar për takimin e fundit në Bruksel të udhëhequr nga Baronesha Ashton, të delegacioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku është diskutuar edhe çështja e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë në gjithë territorin dhe në një ditë, orientimisht në 3 nëntor të këtij viti.
"Data 3 nëntor, që është theksuar të jetë datë orientuese, është rezultat i kompromisit të takimit të Brukselit", tha ai, duke shtuar se, "kjo datë është edhe rezultat i realitetit politik dhe qytetar në Republikën e Kosovës".
"Si kryeministër i vendit, e konsideroj sukses të jashtëzakonshëm mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në të njëjtën ditë. Kjo po ndodh për herë të parë në Kosovë dhe mendoj se pikërisht mbajtja e zgjedhjeve lokale në të njëjtën ditë e në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, shënon edhe suksesin më të madh në procesin e normalizimit dhe integrimit në veri, në kuptimin edhe territorial edhe atë shoqëror”, u shpreh kryeministri Thaçi.
(er.nu/ata/BalkanWeb)