E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandela në gjendje tepër kritike për t'u vizituar nga Obama

PRETORIA- Presidenti amerikan, Barak Obama nuk do të mund të takojë ikonën botërore të luftës kundër racizmit Nelson Mandela për shkak të gjendjes së tij kritike shëndetësore, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut, deklaroi sot ministrja afrikanojugore e Punëve të Jashtme. 

"Presidenti Obama do të dëshironte shumë një takim me Mandelën, por ai është në gjendje të rëndë", u shpreh ministrja Maite Nkoane Mashebane, gjatë një konference shtypi në Pretoria. 

"Kur dikush është i sëmurë, duhet t'i lëmë kohë të marrë veten", shtoi ajo.

Në prag të 95 vjetorit të tij, ish-presidenti afrikanojugor, i cili luftoi aparteidin, ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të një infeksioni pulmonar. 

Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA, Obama u takua me Mandelan kur ishte senator në vitin 2005. Vizita e presidentit amerikan në Afrikën e Jugut pritet ditën e premte. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›