E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Pse PDI votoi pro buxhetit te bashkise Tirane

Kreu i Partise per Demokraci dhe Integrim, Tahir Muhedini sqaroi dje, se vota e perfaqesuesit te kesaj partie ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, u dha pro per qytetaret. Sipas tij, banoret e kryeqytetit nuk e meritonin t'u bllokohej buxheti nga ky Keshill. Ai gjithashtu u beri thirrje dhe te gjitha forcave te tjera politike, qe te respektojne voten e tyre ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit, ne sherbim te qytetareve. Me kete reagim, Muhedini, qe perfaqeson komunitetin cam ne vend, sqaroi voten e dhene nga keshilltari i partise se tij, per buxhetin e bashkise Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›