Sherri PD-PS per buxhetin bashkiak, zbret ne Kuvend
Rozeta Rapushi
Debatet per buxhetin e bashkise Tirane perfshine dje dhe sallen e Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi kryebashkiakun Edi Rama, se kaloi nje buxhet sipas parimeve staliniste dhe se eshte nje rrezik per voten e lire. Nderkohe qe kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, i sugjeroi PD-se, qe te kerkoje falje per fjalet fyese qe zv.ministri i Brendshem, perdori gjate votimit te buxhetit te bashkise, diten e marte. "Kryetari i bashkise, Rama, eshte nje kercenim per zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne vend. Me perversitetin, konceptin stalinist dhe figuren e shemtuar qe beri ai gjate votimit te buxhetit, tregoi se vota merret me kulac apo kerbac, me blerje dhe shantazh", akuzoi Patozi. Sipas tij, Rama arriti t'i marre votat per buxhetin me shantazhe. Patozi i quajti ata qe votuan pro buxhetit, si viktima te blera nga Rama per te kaluar buxhetin e bashkise se kryeqytetit. Ne replike me Patozin, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Leskaj, i beri te qarte kundershtarit, se buxheti nuk eshte i bashkise, por eshte per qytetaret e Tiranes. "Une prisja qe ju te kerkonit ndjese, per sjelljen e zv.ministrit te Brendshem, per fjalorin e perdorur ate dite dhe kercenimet e shumta. Po te jeni te bindur se pergjigjen per keto sjellje, do ta merrni shume shpejt nga qytetaret ne 28 qershor", u shpreh Leskaj. Sipas saj, mazhoranca e sotme, i ka ditet e numeruara dhe eshte e mundur ne garen elektorale te qershorit. Perballe ketyre akuzave, Patozi i kerkoi opozites, qe te mos numeroje me ditet e mbetura nga zgjedhjet elektorale. Sipas tij, metoda te tilla jane te kopjuara dhe mbi te gjitha, eshte opozita ajo qe eshte e humbur. "Rama pas 28 qershorit, do t'i humbe te dyja dhe keshtjellen e tij dhe Parlamentin", u shpreh Patozi. Ai vijoi kritikat se socialistet jane bere qesharake me metodat e tyre te te numeruarit te diteve te mbetura. Madje sipas Patozit, perfaqesuesit e majte, as nuk koordinohen dot mes tyre per ditet, duke dhene secili shifra te ndryshme se dhe sa kohe kane mbetur nga data e zgjedhjeve. "Mos u shqetesoni aspak ju per numrin e diteve qe bejme ne, se perfundimi dihet. Do te humbni ne zgjedhje", vijoi replikat Leskaj ne Kuvend. Tre dite me pare, mes demokrateve dhe socialisteve ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit u zhvillua nje debat i ashper per miratimin e buxhetit te paraqitur nga bashkia. Bashke me LSI-ne, keshilltaret demokrate votuan kunder.