E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Saimir Strati, sërish në “Gines”, po me tapa

Ka qenë ora 11:00 e ditës së enjte, kur Agjencia Telegrafike Shqiptare fiksoi piktorin Saimir Strati, duke vendosur tapën e fundit mbi banerin 100 metra katrorë të mozaikut më të madh prej rreth 300.000 tapa vere, me të cilin pritet që sot në mbrëmje, artisti të marrë për herë të tretë çmimin “Gines”. Pas një pune 27-ditore, kohë e përcaktuar nga vetë artisti Strati, mozaiku më i madh me tapa vere, i titulluar “Mesdheu” tashmë ka përfunduar dhe pritet që Carlos Martinez, përfaqësues i jurisë së Londrës për “Guinness World Record”, që ndodhet në Tiranë, të bëjë vlerësimin e punës së piktorit. Kjo është tentativa e parë në rang botëror për realizimin e një mozaiku me këtë material, por Strati ka demonstruar që talenti dhe durimi i tij mund të bëjë mrekullira edhe me objekte të tilla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›