Mullameti dëshmoi me dëshirë kundër trafikantëve
05/02/2005 Specialisti i policisë kriminale të qytetit të Dibrës ka dhënë dje dëshminë e tij kundër katër të pandehurve, Agim Hoxha, Alket Rushiti, Gjergji Xherahu dhe Ervin Premçi. Oficeri i policisë emrin e të cilit nuk po e përmendim ka marrë në pyetje Afërdita Mullametin, e trafikuar nga të pandehurit. Gjatë dëshmisë,oficeri tha se e dëmtuara jo vetëm ishte trafikuar, por edhe përdhunuar nga persona të ndryshëm. Nga ana e të pandehurëve pretendohet se Afgërdita mullameti ëshë marrë në pyetje kundër dëhsirës së saj. Por ndryshe pohoi dëshmitari. Ai tha se gjatë gjithë kohës kur e dëmtuara ka dhënë kallzimin ishte e shoqëruar me babain e vet dhe në fund e ka lexuar e firmosur me dëshirë procesverbalin. Vajza e dëmtuar sipas dëhsmitarit ka qenë shumë e qetë kur vendosi të tregoi historinë e trafikimit të saj dhe nuk i është bërë asnjë pyetje provokuese. Afërdita Mullameti nga Dibra është trafikuar nga Ervinpremçi, pasi më parë qe e detyruar të abortonte fëmijën e tij. Pas arrestimit, Premçi vendosi të martohej vetëm për të shpëtuar nga burgu. Kështu ai pasi e kishte përzënë disa herë nga shtëpia vajzën, pranon të martohet në burg duke bërë edhe celebrimin. Pas këtij veprimi, vajza edhe prindërit e saj para gjykatës tërhoqën denoncimin.