Prokuroria: Pasaportën e Mushos e bllokuam pa afat
05/02/2005 “Mbajtja e dokumentit është garanci për dy dëshmitarët e zhdukjes së Irenës”
TIRANË -Është shtyrë dje në një kohë pa afat bllokimi i pasaportave ndërkombëtare të Agim Mushos dhe djalit të tij, Brunos. Burimet nga grupi hetimor i çështjes, thanë se vendimi është marrë paraditen e djeshme, më qëllim sigurimin e dy dëshmitarëve të rëndësishëm për zhdukjen e Irena Selit, gruas 39-vjeçare, e cila i humbi gjurmët në datën 16 dhjetor 2004. Hetuesit e çështjes thonë se në Prokurori ka ekzistuar frika për një largim të mundshëm të dy dëshmitarëve. Dy netë më parë, teksa merreshin në pyetje bashkëshorti i Irena Selit, gruas së zhdukur dhe djali i saj, kanë qenë të detyruar t’i lenë në Prokurori pasaportat e tyre ndërkombëtare. Fillimisht, Prokuroria vendosi t’i mbante dokumentet gjatë pesë ditëve, por dje, pas shqyrtimit të dëshmive që kanë dhënë Agimi dhe Bruno, hetuesit kanë vendosur t’i mbajnë pasaportat pa afat.
Lëkundjet e dëshmive
Edhe dje pas seancës së dytë 6-orëshe të dëshmive në Prokurori, hetuesit e grupit që po merren me zhdukjen e Irena Selit, thanë se dosjes nuk i është shtuar asnjë provë e re nga deklarimet e Agim Mushës dhe djalit të tij. Hetuesit e çështjes thanë se kanë kryer verifikime ndërkombëtare dy ditët e fundit, sipas të cilave, edhe nëse Irena Seli ka dalë jashtë Shqipërisë me identitet të rremë, gjurmët e saj të gishtërinjve nuk janë regjistruar në asnjë pikë kalimi kufitar. Po ashtu, nga SHBA-ja ka mbërritur konfirmimi paraprak se numri i telefonit nga i cili kanë mbërritur zilet në numrat e bashkëshortit dhe djalit të gruas së zhdukur, i përket një sekretarie telefonike. Hetuesit prej ditësh kanë lënë mesazhin e tyre në këtë sekretari telefonike, duke thënë se janë të ngarkuar nga ligji të gjejnë atë çfarë i ka ndodhur Irena Selit. Prokuroria nuk beson se kjo sekretari mund të jetë vënë në përdorim nga gruaja e zhdukur. Hetuesit nuk kanë mundur të vërtetojnë në këtë mënyrë deklarimet se Irena ndodhet në Amerikë, ashtu sikurse ende nuk ka një konfirmim të besueshëm për mbërritjen e të zhdukurës në Durrës.
Hetimi
Mungesa e provave dhe e një versioni të besueshëm, nuk i ka bërë pesimistë hetuesit. Deklarimi i Agim Mushos, se ai ka 20 dëshmitarë për zbritjen e gruas së tij në Portin e Durrësit, në orën 14.00 të datës 16 dhjetor 2004. Gjatë ditës së djeshme, hetuesit janë marrë me identifikimin e këtyre dëshmitarëve dhe më pas kanë përcaktuar pozicionin e tyre në tragetin “Venezia”, me të cilin ka udhëtuar e zhdukura. Dje, Prokuroria e Durrësit ka kryer gjithashtu edhe verifikimin e radhës së zbritjes nga trageti të disa prej dëshmitarëve të deklaruar nga Agim Musho. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda gjenden tabelat fotografike të tragetit dhe kabinës në të cilën kanë qëndruar gjatë udhëtimit Irena Seli, gruaja e zhdukur dhe bashkëshorti i saj. Gjithashtu, hetuesit kanë gjetur edhe personat që kanë qenë më afër kabinës dhe kanë patur mundësi të shohin diçka më shumë. Pyetja e këtyre dëshmitarëve nuk i ka sjellë hetimit asgjë shpresëdhënëse