E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë/ Zgjedhjet, zyrtarët: Nuk pranojmë kundërshtimin e Timoshenkos

Zyrtarët e zgjedhjeve në Ukrainë thonë se do të refuzojnë të marrin në konsideratë kundërshtimin e kryeministres aktuale Yulia Tymoshenko lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deklaroi të dielën kundërshtarin e saj, Viktor Yanukovych, president të ardhshëm të Ukrainës dhe tha se ai kishte fituar balotazhin me afërsisht 3.5 përqind vota më shumë. Komisioni thotë se nuk do të shqyrtojë akuzën e Tymoshenkos, se zgjedhjet ishin të manipuluara. Ajo thotë se do të sfidojë rezultatin në gjykatë. Julia Tymoshenko deklaron se më shumë se 1 milion vota ishin fallsifikuar, dhe këto mund të jenë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin. Ajo tha se kundershtimi i saj nuk ishte çështje politike, por një çështje ligjore. Vëzhguesit nderkombëtar të zgjedhjeve i deklaruan votimet si të lira dhe të drejta, çfarë mund të krijojë probleme për shanset e Tymoshenkos në sfidën ligjore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›