Muller ngacmon Dortmundin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller ka këshilluar rivalin Borussia Dortmund të harrojë mbrojtjen e titullit të kampionit në Bundesligë.
Gjiganti bavarez fitoi 2-0 në udhëtim ndaj Augsburgut kurse Dortmund u mund 3-2 në shtëpi nga Wolfsburg duke mbetur 14 pikë prapa skuadrës nga Allianz Arena.
“Nëse do të isha futbollist i Dortmundit, nuk do të flisja më për titull. Javët e ardhshme do të jenë monotone për ne. Por, duhet të mos lejojmë gabime dhe të ruajmë këtë epërsi të madhe që kemi”, deklaroi Muller për Sport1.