Wenger kërkon falje për simulimin e Cazorlës (video)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka kërkuar falje për mënyrën se si Santi Cazorla fitoi penalltinë e parë të gjigantit londinez në fitoren 2-0 ndaj West Bromwich Albionit të shtunën.
Cazorla ndihmoi Arsenalin të kalojë në epërsi kur u rrëzua brenda zonës pas një ndërhyrje nga Steven Reid, e që pas xhirimeve vërehej se nuk pati kontakt mes tyre.
“Më vjen keq nëse nuk ishte penallti, por kam biseduar me Santin dhe ai më ka thënë se ishte prekur dhe humbi balancin. A e ka tepruar me reagimin e tij? Nuk e di. Kur një futbollist preket, ai rrëzohet, gjyqtari është ai që vendos nëse akordon penallti ose jo”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.