Anulohet tenderi për Bibliotekën e Prishtinës

Dy muaj pasi Komuna e Prishtinës shpalli tenderin për ndërtimin e një biblioteke masive në kryeqytet, ajo dështoi.
Në procesin e tenderimit të parë kanë konkurruar rreth 35 oferta të kompanive të ndryshme.
Vlora Dumoshi, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës brenda Komunës së Prishtinës, me datë 6 mars i pati thënë Express-it se është duke u bërë shqyrtimi i ofertave.
“Është anuluar dhe është rishpallur në mungesë të ofertave të favorshme ekonomikisht sipas përshkrimit të tenderit”, tha Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
Gashi po ashtu ka shtuar se Komuna e Prishtinës është ballafaquar me dy lloje ofertash ato shumë të larta dhe shumë të ulëta.
“Ka pasur një laramani. Ka pas të ulëta dhe shumë të larta”, tha Gashi për Express.
Sipas këtij të fundit ofertat e kanë tejkaluar buxhetin e paraparë nga Komuna e Prishtinës për këtë buxhet.
Burime brenda Komunës së Prishtinës tregojnë se projekti do të realizohet në dy faza. Faza e parë e ndërtimit të Bibliotekës është rreth 500 mijë euro.
“Për këto janë siguruar mjetet”, thotë ky burim. Ndërsa për fazën e dytë duhet të sigurohen rreth 1.5 milionë euro mjete të cilat ende nuk janë siguruar nga Komuna e Prishtinës.
Andaj projekti, sipas po këtij burimi, thuhet se duhet t’i shkojë asaj kompanie e cila do t’i realizojë po dy këto faza. Ndërtimi i vrazhdë duhet të përfundojë brenda këtij viti ndërsa pjesa tjetër duhet të vazhdojë gjatë vitit 2011.
Biblioteka është dashur apo do duhej të ndërtohej në lagjen Dardania. Kjo Bibliotekë sipas planit lirisht mund të thuhet se do të shtyhej me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me një hapësirë prej 4800m2.
Biblioteka thuhet se do t’i plotësojë gjitha standardet evropiane me një fond të madh librash, një sallë e madhe për simpoziume dhe trajnime, por edhe një sallë e koncerteve kamertale. Komuna e Prishtinës, brenda administrimit të saj ka bibliotekën “Hivzi Sylejmani”.