E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidershipi i PD-së duhet të zgjidhet me parimin "një anëtar, një votë"



Lidhur me përgatitjet e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që do të mbahet më 12 dhjetor 2009, anëtarët e Kryesisë së PD-së kanë filluar të kërkojnë zgjedhjen e kryetarit të PD-së nëpërmjet parimit “një anëtar, një votë”. Këtë e ka deklaruar për mediat Aleksandër Biberaj, ndërsa bëhet e ditur se vendosja e këtij parimi në PD mbështetet edhe nga anëtarë të tjerë të Kryesisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Biberaj theksoi domosdoshmërinë e demokratizimit të kësaj partie nëpërmjet një reformimi të thellë të saj, me qëllim shndërrimin në një parti të vërtetë demokratike dhe progresiste, moderne dhe të emancipuar, bartëse të vlerave më të mira civile, intelektuale, politike dhe patriotike, në një parti të tipit të Partive Popullore Europiane, me orientim dhe frymë të qartë perëndimore, ashtu siç edhe u themelua me 12 dhjetor të vitit ‘90 nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit. “Procesi i reformimit të PD-së duhet të fillojë të realizohet nëpërmjet analizave të hapura e realiste dhe debateve demokratike që duhet të zhvillohen nga baza e partisë deri në lidershipin e saj, nëpërmjet decentralizimit dhe ndarjes së mandateve, si dhe zgjedhjeve demokratike, duke u bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, në konkurrencën e vlerave dhe të kontributeve, e alternativave dhe të programeve, konkurrencë që mund të realizohet nëpërmjet zbatimit të parimit ‘një anëtar, një vot뒔, - është shprehur ish-deputeti i PD-së, aktualisht anëtar i Kryesisë Qendrore të partisë. “Është tepër e domosdoshme që PD-ja, 19 vjet pas themelimit të saj nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit ‘90, si dhe duke pasur parasysh faktin se tashmë jemi vend anëtar i NATO-s dhe aspirojmë për anëtarësim në BE, të ketë një lidership të zgjedhur me parimin ‘një anëtar, një vot뒔, - nënvizoi Biberaj.

3 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›