E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e avokatëve dhe e pandehurve rebelon dëshmitarët

07/02/2009  Seanca për bandën e Lushnjës

TIRANË-Gjykata u përball dje në sallën e gjyqit me revoltën e dy radhazi bërë nga dëshmitarët e sjell prej akuzës kundër të pandehurve që akuzohen për krime të kryera në qytetin e Lushnjës. Kafazi i hekurt ishte i boshatisur. E njëjta skenë ishte edhe në tavolinën e punës ku duhet të qëndrojnë avokatët mbrojtës. Asnjë prej tyre nuk ndodhej në sallë. Nga ana tjetër salla ishte mbushur plotë me familjarë dhe dëshmitarë. Këta të fundit ishin më të shumë në numër. Dëshmitarët i thanë gjykatës të mos tallej me ta dhe t’i sillte nga Lushnja për të qenë të pranishëm pa asnjë rezultat. Madje ata u shprehen se nuk do të vinin më në gjyq në rast se nuk respektohej ligji dhe ata të dëshmonin pa u përballur me zbrazëtinë e kafazit dhe atë të tavolinës së avokatëve mbrojtës. Megjithëse Prokuroria i kërkoi gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit, kjo gjë nuk i kënaqi dëshmitarët, të cilët duhet të presin edhe një herë ftesën e gjykatës për të qenë pjesëmarrës. Dëshmitarët në këtë proces vijnë në mënyrë të organizuar. Ka disa seanca radhazi që ata paraqiten të gjithë, por përballen me shtyrjet nga ana e gjykatës, e cila është pafuqishme të vazhdoi duke patur të pranishme vetëm njërën palë në proces. Në grupin e dytë bëjnë pjesë të pandehurit Arben Boriçi, Enver Boriçi, Ilir Stërgu, Erjon Cici. Të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krime për llogari të bandës së Lushnjës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›