Bizneset kërkojnë legalizim të aseteve
07/02/2009 Dhoma e Tregtisë i bën thirrje Qeverisë për rishikim të amnistisë fiskale
Futja e kapitaleve në amnisti do të ishte një garanci për kredimarrjen e biznesit
Komunitetet e biznesit kërkojnë legalizim të aseteve. Amnistia fiskale e miratuar vitin e kaluar nga Qeveria, që synon fshirjen e detyrimeve të papaguara të bizneseve në administratën tatimore, doganore dhe taksat e automjeteve, nuk ka ndonjë ndikim domethënës për kompanitë e biznesit. Sipas përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Qeveria ka miratuar ligjërisht falje për detyrimet e vërtetuara me fatura. Nëse do të kishte një amnisti për kapitalet dhe asetet që vlerësohen në disa miliardë euro, do të kishte një tjetër impakt në vlerësimin e këtyre bizneseve në pikëpamjen e sistemit bankar. “Sot më tepër se kurrë është nevoja që të ketë sa më shumë likuiditet në treg. Kërkojmë edhe njëherë nga qeveria që të konsiderojë amnistinë fiskale, jo në termat e faljes së kamatëvonesave, por një amnisti fiskale që të shikojë më gjerë. Ne bëjmë fjalë për atë amnisti fiskale për tërheqjen drejt ekonomisë reale të atyre kapitaleve të fjetura, të atyre kapitaleve që vijnë nga ekonomia gri, e padeklaruar. Nuk bëjmë fjalë këtu për ekonominë e zezë”, - tha Artan Gjergji, shefi i kabinetit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Njohja e aseteve dhe regjistrimi i tyre do të sillte frymëmarrje për ekonominë, bankat do të ishin më të sigurta për të dhënë kredi. “Ekspertët e huaj vlerësojnë që pas një amnistie të mundshme vlerësohet një shumë nga 5 deri në 6 miliardë euro që mund t’i rikthehen ekonomisë shqiptare. Në rast se do të përfitojnë nga kjo amnisti fiskale bizneset shqiptare do e kenë shumë më të lehtë për të marrë kredi në sistemin bankar”, - tha Artan Gjergji. Amnistia fiskale do të zbatohet për taksat e prapambetura të automjeteve, detyrimet doganore dhe tatimore, si mospagesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Bëhet fjalë për faljen e kamatëvonesave dhe gjobave, nëse paguhet principali. Ajo do të jetë në fuqi deri më 7 prill, pasi ligji i jep afat bizneseve vetëm 6 muaj nga data e miratimit. Borxhi i akumuluar llogaritet që nga viti 1992, ndërsa llogaritet si borxh i humbur, ose i thënë ndryshe “i shuar”, për arsye të ndryshme, kap vlerën prej 1.7 miliardë lekë të reja. Sipas kreut të Doganave, Përparim Dervishi, në këtë listë të “zezë” përfshihen borxhet, të cilave jo vetëm që u ka kaluar afati, por edhe borxhet e atyre bizneseve që as nuk ekzistojmë në regjistrat e administratës fiskale. Gjithsesi janë të pakta bizneset që mund të plotësojnë këto kushte, pasi për ta ka pasur vendime të zbatuara nga zyrat e Përmbarimit, që ka sjellë edhe arkëtimin e pagesave të pakryera. Sipas Dervishit, administrata doganore ka bërë gati të gjitha procedurat që bizneset të përfitojnë nga kjo lehtësi. Nga ana tjetër është edhe shuma e borxheve për bizneset që nuk ekzistojnë më. Për këto lloj borxhesh vendimi i Qeverisë parashikon fshirjen e rekordeve të mbetura, një lëvizje që do të përmirësojë treguesit e informalitetit të lartë të bizneseve shqiptare në vendin tonë, si një kusht për integrimin në komunitetin e bashkësisë evropiane.