E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e besimit, bankat ndërkombëtare nuk i ofrojnë borxh qeverisë shqiptare

Ervin KOÇI

Qeveria shqiptare po kërkon me ngut para borxh nga tregu bankar ndërkombëtar, por deri tani nuk duket asnjë shenjë pozitive. Edhe pse kanë nisur me kohë ndërmjetësimet për marrjen e një kredie që duhet të jetë të paktën 300 milionë euro, tregu bankar nuk po i përgjigjet deri tani nevojës së qeverisë. Ministria e Financave ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për shpalljen e një euroboni në tregun ndërkombëtar me vlerë minimale 300 milionë euro, që do të përdoret për financimin e deficitit të buxhetit 2010. Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare në Ministrinë e Financave, të cilat kanë thënë se qeveria ka kërkuar si garantë për këtë kredi edhe ndërmjetësues të huaj të cilët do të duhet të përshpejtojnë procedurat e kredisë. "Në hapin tonë të parë ne kemi lajmëruar fillimin e procesit të selektimit të Menaxherit",- njoftohet në lajmërimin e Financave. Ndërkohë Ministria e Financave të dhënat për eurobonin i ka publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit dhe pritet që ato të jenë publikuar edhe në gazetën "Financial Time". Ministria e Financave njofton se 200 milionë euro nga kjo shumë do të shkojnë për pagesën e kredisë sindikale të dhënë marrë një vit më parë.

Kërkesa për para

Në njoftimin e saj Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë bankave të mëdha dhe bankave të investimeve të konsiderojnë kërkesën e qeverisë shqiptare për këtë sasi borxhi. Duke qene se kriza financiare ndërkombëtare ka shtrënguar kushtet për financime, Ministria e Financave hartuar një strategji të re afatmesme për administrimin e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm shtetëror në kushtet e zhvillimeve të reja. Kështu është hartuar një strategji e re 2009-2011 e cila merr në konsideratë kostot e reja të shlyerjes së borxhit që vjen nga ndryshimi i normave të interesit dhe ndryshimet në kursin e këmbimit. Në strategjinë 2008-2010 ishte parashikuar prezenca në tregun ndërkombëtar nëpërmjet një instrumenti internacional, bond i cili do të emetohej gjatë vitit 2009. Por, si rezultat i ndryshimeve rrënjësore në ekonominë botërore për efekt të krizës financiare në fund të vitit 2008, propozimi për eurobonin u rishikua dhe u vendos që të pritet derisa situata të qetësohet. Ministria e Financave sqaron se në kushtet e reja emetimi i eurobonit gjatë vitit 2009 nuk konsiderohet një instrument i favorshëm si për sa i përket mungesës së likuiditetit ashtu edhe për sa i përket vlerësimit të kostove efektive që do përballej ky proces.

Interesat

Edhe këtë vit investitorët do të vazhdojnë të jenë të tërhequr dhe në vlerësimin e riskut do të vazhdojnë të ofrojnë një interes të lartë. Qeveria shqiptare do të financojë shumicën e deficitit buxhetor me borxh në tregun ndërkombëtar. Ministri i Financave Ridvan Bode është shprehur se, "shërbimi i borxhit publik për vitin 2010 përbën një sfidë, ndaj jemi përgatitur që në pranverë Shqipëria të dalë në tregun ndërkombëtar për të financuar nevojat e vendit për para me një kosto shumë më të mirë". Ministri shtoi se, për të dalë nga kjo situatë qeveria do të zbatojë një strategji të re duke kërkuar ndihmën e institucioneve ndërkombëtare për financimin e projekteve të mëdha publike.

BOX//////////////////////////////
Moddy's: “Shqipëria një vend me borxh publik të stabilizuar”

Ndërkohë që vendet e rajonit kanë trefishuar borxhin publik dhe Greqia fqinje po futet në krizë ekonomike për shkak treguesit të lartë të borxhit, vendi ynë është në përputhje me parashikimet fillestare në buxhet. Një ndër kompanitë më të mëdha në botë të vlerësimit të huadhënies për qeveritë dhe korporatat, “Moody's”, pas një inspektimi në zhvillimet ekonomike të vendit tonë dha notën "B1", e cila e bën mjaftueshëm të besueshme qeverinë tonë për të marrë hua në tregun ndërkombëtar. Pavarësisht zhvillimeve negative në ekonominë globale, parashikimet për Shqipërinë tregojnë stabilitet edhe në të ardhmen. Moody's (Nee York, USA) një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve ka vlerësuar vendin tonë me opinionin (stable Outlook). Performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit dhe niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është më i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion kanë bërë që Shqipëria të marri vlerësimin “B1”. Kriza ekonomike që përjetoi ekonomia globale këtë vit ka dhënë efektet e veta negative kryesisht në mungesën e likuiditeteve. Për shkak të kësaj situate qeveritë kanë thelluar borxhin publik. Në Greqi ky tregues ka dhunuar 110 për qind të Prodhimit të Brendshëm.

Panairi i turizmit 2010, Shqipëria i vetmi vend pa strategji turistike

Në panairin e tretë me radhë të turizmit 2010 në Ohër, me pjesëmarrjen e 25 tur-operatorëve nga Shqipëria, Turqia, Rumania, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Serbia, Italia, Hungaria, Mali i Zi, u prezantua oferta turistike për sezonin e vitit në vijim-2010. Sipas fjalëve të Zoran Strezovski, drejtor i Agjencisë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, janë interesuar për subvencionimet e shtetit dhe të organizmave turistik në turizëm, që është risi në Maqedoni dhe që është shpresëdhënëse që do të influencojë pozitivisht në aspektin e zhvillimit të turizmit. Tur-operatorët izraelitë, lidhur me vizitat e shumta të grupeve të turistëve nga ky vend, kanë vërejtur se Maqedonia bën përpjekje maksimale për të sjellë sa më shumë turistë të huaj e sidomos nga Izraeli. Mirëpo, disa tur-operatorë të huaj, janë ankuar për mangësitë që vërehen në fushën e turizmit në Maqedoni. Shembull konkret është shprehur nga turoperatorët izraelit, të cilët kanë potencuar se “është e vërtetë se në Maqedoni ka se çfarë të shihet e të vizitohet, por ama, ka edhe çështje që duhet urgjentisht të mënjanohen dhe të rregullohen, sepse asnjëherë nuk mund të llogaritet se Maqedonia do të vizitohet masivisht”, kanë pohuar tur-operatorët. Sido që të jetë, ekspertët e turizmit vlerësojnë se Maqedonia, vite me radhë po ballafaqohet me një krizë të theksuar turistike. Në kuadër të këtij panairi, edhe komuna e Strugës, si dhe hotelierët strugan, kanë prezantuar ofertën turistike për vitin 2010.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:07:03, 18.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.02 -0.01
EURO EUR 138.05 -0.32
Poundi Britanik GBP 157.07 +0.74
Franga Zviceriane CHF 93.61 +0.04
Jeni Japonez (100) JPY 105.69 -0.21
Dollari Australian AUD 88.92 +0.16
Dollari Kanadez CAD 93.51 +0.02
Korona Suedeze SEK 13.66 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 16.94 -0.03
Korona Daneze DKK 18.56 -0.02
SDR SDR 150.88 -0.23
Ari(OZ 1) XAU 109045.82 +375.44
Argjend(OZ 1) XAG 1785.98 +12.26

19 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›