E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezear Xhaxhiu, “Lidershipi për median e shtypin”, për vitin 2009

Rezear Xhaxhiu rrëmben çmimin “Lidershipi për median e shtypin”, për vitin 2009. I inciuar nga Co-plan “Instituti për zhvillimin e habitatit”. Çmimi për lidershipin ka hyrë kështu në vitin e tij të gjashtë dhe synon evidentimin dhe promovimin e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare përmes përfshirjes dhe shfaqjes së opinionit qytetar mbi katër nga aspektet më të rëndësishme të vendit; sektori privat, shoqëria civile, qeverisja dhe media. Çcmimi i lidershipit shqiptar 2009 për kategorinë shoqëri civile i është dhen fondacionit shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Për kategorinë e medias dhe të shtypit i është dhen gazetarit të njohur Rezear Xhaxhiut. Më tej çmimet kanë vazhduar me kategorinë e qeverisjes që i është dhënë njësisë së transportit mjekësor me helikopter dhe çmimi special i është dhënë politikanit Arbër Xhaferrit. Këtë herë trofeu për median i vajti gazetarit të “Zip” në Vizion Plus, Rezear Xhaxhiut. “Është padyshim një nga gazetarët më profesionistë e të spikatur të medias së shkruar dhe asaj elektronike me një karrierë solide që ka evoluar me dinjitet ndër kohë”, u shpreh në përshëndetjen e tij prezantuesi Adi Krasta përpara se të dorëzonte çmimin fituesit. Për Krastën,-Xhaxhiu i “Zip” mbetet gazetari pran njerëzve me lajmet dhe me bisedat, me të ftuarit vip e njerëz të thjeshtë. Ai ka arritur të ruajë një profil të qëndrueshëm në ekranin e vogël. Më tej Krasta tha se, “Xhaxhiu gjatë karrierës së tij ka mundur të modelojë programe lajmesh dhe analizash me sens të theksuar realizmi, përfshirë dhe emisionin për Kosovën në vitet 90’ në TVA, më programin “Zip” në Vizion Plus, apo shumë shkrime të tij në shtypin e përditshëm.
Gjatë marrjes së çmimit “Lidershipi për median e shtypin”, për vitin 2009, Rezear Xhaxhiu tha se ndjehet realisht i nderuar dhe i respektuar për një çmim të tillë. Sipas tij suksesi i një pune 20-vjeçare në gazetarinë e tij mbetet vetëm profesionalizmi dhe pasioni për një profesion që jo gjithnjë është i lehtë të lëvrohet në Shqipëri. Xhaxhiu është i mendimit se nuk është e lehtë sot në një shoqëri të politizuar sikundër është kjo e jona të pëlqehesh dhe tu rrish mirë të gjithëve. Sekreti sipas tij është një baraz distancë ndaj ngjarjeve e fenomeneve. Një raportim i thjeshtë, i ftohtë dhe pa ngjyrime. Kaq mjafton që të jesh, të ndjehesh por edhe të pranohesh nga të gjithë. Më tej ai tha se këtë fenomen e ka prekur gjatë këtyre 5 viteve që është në krye të emisionit Zip në Vizion Plus pasi i të thërras mëngjes për mëngjes të majtë e të djathtë, të qendrës e të varur. Sipas tij duhet të jesh mbi palët që të pranohesh nga audience e cila është gjykuesi më i rreptë dhe i ndjeshëm. Por në fund të fundit Rezear Xhaxhiu ia ka dal në këto pesë vite punë të përditshme.

Kush është Xhaxhiu?
Moderator i emisionit të suksesshëm Zip që transmetohet çdo mëngjes në Vision Plus. Rezear Xhaxhiu i hyri profesionit të gazetarisë në fillim të viteve 90’. Fillimisht si reporter politik në departamentin e Radio Tiranes ku ai mbuloi për mbi katër vite politikën. Më pas Xhaxhiu kalon në Gazetën Shqiptare si gazetar terreni për politikën, post që e mbajti deri në fund të vitit 1997, vit ku kalon në krye të Revistës kulturore “AKS” në postin e kryeredaktorit. Në fillim të vitit 1998 Xhaxhiu gjendet si drejtor i lajmeve në TVA post të cilin e mbajti deri në 2003. Kësaj kohe i takojnë edhe emisionet e përjavshme “Spektër” si dhe emisioni “Kosova luftë apo paqe”, ideator i së cilës ishte Xhaxhiu. Më 2005 Rezearin e gjejmë në ekranin e Vizion Plus si moderator të emisionit “Zip” një format i ri ky për ekranet tona i cili vijon ti qëndrojë kohës dhe konkurrencës. Xhaxhiu njihet që nga mesi i viteve 90’ edhe si korrespondent i Këshillit të Evropës në vendin tonë, si dhe për raportimet e tij të paanshme e me profesionalizëm nga ky institucion i rëndësishëm evropian.

Çfarë është çmimi i lidershipit?
Ky çmim ka një origjinë që nga viti 1998-2000 ku në bashkëpunim me FSHSHC janë dhënë dy çmime për njeriun e vitit në shoqërinë civile. Ndërsa në vitin 2004 është mundësuar dhe akorduar çdo vit nga Co-plan një aktor aktiv i shoqërisë civile shqiptare. Tashmë çmimi është kthyer pothuajse në një traditë që përgjatë pesë viteve të shkuara 2004-2008 identifikonte fituesit duke ndjekur një proces të hapur dhe publik disa mujor që i nënshtrohej përzgjedhjes dhe vlerësimit të komitetit shqiptar për lidershipin. Në kontekstin e komenteve të marra gjatë këtyre viteve Co-plan strukturoi Komitetin Shqiptar për lidershipin i përbërë nga figura të njohura me një rol kyç në përzgjedhjen e kandidaturave për katër fushat e sipërpërmendura në vitet e mëparshme. Komiteti Shqiptar për lidershipin kishte për detyrë të evidentonte dhe përzgjidhte kandidatët e propozuar gjatë procesit të votimit

Dy thesare monedhash janë gati për ekspozim

Dy thesare monedhash të zbuluara para disa muajsh gjatë një ekspedite arkeologjike në amfiteatrin antik të Durrësit janë restauruar plotësisht dhe janë gati për ekspozim dhe studim. Thesaret që i përkasin dy periudhave të ndryshme kohore janë restauruar nga restauratori Frederik Stamati, i cili thotë se ato janë gjetur të bashkuara me njëra-tjetrën nga produktet e korruzionit. Thesari i parë përbëhet nga 8 monedha të periudhës së Bizantit prej bronzi, ndërsa

thesari i dytë përbëhet nga 23 monedha turke prej argjendi me përzierje bakri. Një prej monedhave përcaktohet si më e rëndësishmja e thesarit turk, pasi ka shumë vlerë dhe është prerë në Stamboll. I takon kohës kur në Ballkan filluan marrëdhëniet kapitaliste dhe si rrjedhojë pati zhvillim dhe më shumë tregti. Për restauratorin Stamati thesari i dytë është shumë i rëndësishëm dhe sipas tij kjo është hera e parë që gjendet një thesar i periudhës turke. Stamati tregon se njëri nga thesaret është i periudhës së Bizantit, rreth shek. XIII, ndërsa thesari tjetër monedhë argjend përzier me bakër, është nga periudha turke dhe se është hera e parë që gjenden nga periudha e pushtimit turk një thesar me monedha. Pas gjetjes së këtyre dy thesareve shkon në katër numri i thesareve të zbuluara në amfiteatrin e Durrësit, ku me sa duket banonte një pjesë e pasur e popullsisë së qytetit.

18 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›