Mungesa e informacionit, rrezik për përhapjen e SIDA-s te romët
Komuniteti rom në Rrethin e Fierit nuk ka dijeni se çfarë është sëmundja e pashërueshme e SIDA-s. Pothuaj të gjithë anëtarët e komunitetit rom, që është përqendruar në zonën e Fierit, Lushnjës, Roskovecit dhe Mallakastrës, nuk kanë dijeni se çfarë është sëmundja e shekullit, SIDA. Shumë prej tyre, të kontaktuar nga gazeta "Shqip", thonë se jo vetëm që nuk kanë dijeni për sëmundjen, por nuk arrijnë të kuptojnë se cilët janë edhe elementët e thjeshtë të mbrojtjes ndaj virusit HIV.
Ky fakt pohohet edhe nga kreu i Shoqatës së Romëve në Rrethin e Fierit, Refit Dule. Dule tregon se është organizuar vetëm një takim për sensibilizimin e romëve për t‘u mbrojtur nga SIDA. "Vetëm një takim para disa vitesh është zhvilluar me komunitetin tonë për të shpjeguar disa gjëra për SIDA-n. Në atë takim kanë munguar një pjesë e madhe e romëve dhe duhet pranuar se pothuaj 95 për qind e popullsisë rome në Fier nuk e ka haberin se çfarë është SIDA dhe si duhet të mbrohesh prej saj", thotë Dule.
Ai shton se është e nevojshme që shoqata të ndryshme, si dhe vetë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, të ndërmarrin nisma për komunitetin rom, me qëllim për të përcaktuar rrezikun dhe njëkohësisht mbrojtjen ndaj kësaj sëmundjeje. Kreu i shoqatës së romëve gjithashtu ka thënë se autoritetet shtetërore dhe shoqatat e ndryshme duhet që të kujtohen për komunitetin rom jo vetëm në ditën ndërkombëtare të SIDA-s më 1 dhjetor, por edhe në ditë të tjera, kjo për shkak të mënyrës së jetesës së këtij komuniteti.
Ndërkohë që banorë të ndryshëm romë kanë shprehur gjithashtu se ka mjaft të rinj dhe të reja rome që nuk përdorin mjete mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale. "Është vetë jetesa jonë që na bën më të rrezikuar dhe kërcënuar nga kjo sëmundje. Midis nesh mund të ketë edhe të prekur nga SIDA, por askush nuk kujdeset për ne", thotë Maradon Dine. Pothuaj të gjithë të pyeturit nga gazeta kanë pohuar të njëjtin fakt, që nuk e njohin SIDA-n dhe aq më shumë mjetet mbrojtëse.