E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e internetit bllokon procesin e kartave të identitetit në njësinë Nr. 4

Mungesa e sinjalit të internetit ka paralizuar shërbimin në disa zyra për aplikim dhe pajisjen e qytetarëve më karta e identitetit. Që prej orë 10:00 të ditësh së djeshme, asnjë qytetarë nuk ka aplikuar për kartën e identitetit në zyrën e Njësisë Bashkiake Nr. 4 të kryeqytetit. Pa pajisjen e kompjuterëve me sinjal interneti, të dhënat personale të aplikuesit nuk mund të hidhen hedhen në internet, gjithashtu të dhënat e tyre nuk mund të vërteohen me regjistrin elektronik, nëse janë apo jo të sakta. Problemet teknike të llojeve të ndryshme, janë bërë shpeshherë shkak për bllokimin e procesit të pajisjes së qytetarëve më kartat e identitetit. Si problemi i leximit të shkronjave ç dhe ë nga kompjuteri, mungesa e punonjësve të sportelit, gjithashtu edhe mungesa e sinjalit të internetit. Ndërkaq, të gjithë ato qytetar të njësisë Nr. 4, të cilët kanë shkuar dje për të aplikuar për pajisjen me letërnjoftimin e ri elektronik, nuk iu është ofruar ky shërbim. Sipas punonjësve të kësaj zyre të aplikimit për dokumentet e reja, ndërprerja e shërbimit ka zënë fill që në orën 10:00 njëkohësisht me mungesën e sinjalit të internetit, ndërkohë e njëjta situatë paraqitej edhe pasi kishte kaluar ora 15:00. Megjithatë, punonjësit e kësaj zyre ishin optimistë se sinjali do të vinte, pasi ishin lajmëruar punonjësit teknik të kompanisë që ofronte shërbimin e internetit. Për bllokim e aplikimeve në ditën e djeshme, përgjegjëse është kompani, me të cilën firma ka lidhur kontratë për shërbimin e internetit. Përveç kostos ekonomike, infrastruktura e teknike në procesin e pajisjes së qytetarëve më kartat e identitetit po kërcënon hapur këtë proces, aq më tepër kur prej zgjedhjeve të qershorit na ndajnë vetëm pak ditë.   

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›