E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Humbje si dy vjet më parë për Kryeministrin dhe shpurën e tij

Zëdhënësja e Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me komisionin hetimor për kryesocialistin Rama, të miratuar në kuvend. Sipas saj, kryetari i Partisë Socialiste është përballur me një tjetër shfaqje të shëmtuar e të përsëritur të politikës së vjetër. Kryeministri dhe shpura e tij, kanë ngritur, përsëri një komision hetimor politik dhe të paligjshëm, përmes së cilit Sali Berisha tenton dëshpërimisht të qëndrojë në pushtet. Ashtu si 2 vjet me parë, ashtu si 6 vjet më parë, Sali Berisha do të marrë të njëjtën përgjigje. Humbjen, ka theksuar Kodheli. Gjatë deklaratës për shtyp, ajo ka përmendur se gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme, sipas saj në Partinë Socialiste kanë mbërritur me qindra telefonata, mesazhe dhe e-maile të qytetarëve nga i gjithë vendi. Qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe më kujton të njëjtën mbështetje dhe inkurajim që shqiptarët i kanë dhënë Edi Ramës dy vjet më parë dhe gjashtë vjet me parë, dhe që ne 28 qershor do të sigurojë fitoren e Partisë Socialiste, përfundon Kodheli

PD garon me deklaratat e PS, Mëhilli kundër Kodhelit  
Partia demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së dytë të zëdhënëses së PS-së Mimi Kodheli. Zëdhënësja e Edi Ramës, që ndërron emrin çdo dekadë në orën 09.30 minuta doli sërish për të dytën herë në një konferencë për shtyp për kryetarin e saj të pashpresë. Nëse në drekë ne shprehëm dhimbjen për të tani shprehim pikëllimin e thellë për këtë zonjë. Kryetari yt me 19 lejet e ndërtimit të marra për vete dhe familjen e tij nga 28 që ishin gjithsej në këtë KRT i ka vendosur vendit një vulë korrupsioni të pashembullt dhe sikur të mblidheshin të gjithë mimozat e Shqipërisë nuk do mund të bënte më mirë, theksohet në deklaratë, ku shtohet se nëse vazhdon në këtë mënyrë, asaj do ti duhet të dal edhe në orën një të natës për kryetarin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›