Zyrat postare, të moshuarit disa ditë në radhë për pensionet

Vonesa në shërbimin postar lë në pritje qindra pensionistë
Të moshuarit e kryeqytetit, në radhë të gjata sa herë duan të tërheqin pensionet e tyre.
Pensionistët, ende nuk po u shmangen dot radhëve të gjata pranë zyrave postare, pasi, problemit të sporteleve të kufizuara i është shtuar edhe mungesa e punonjësve, gjithashtu edhe ardhja me vonesë e parave. Ndonëse në vazhdimësi është bërë zhurmë e madhe për shërbimin e sporteleve postare, çdo pensionist, një herë në muaj përballet si më parë, me radhët e gjata për të tërhequr pensionin e tij. Që në orët e para të mëngjesit, konstatohet një kaos në shërbimin e zyrave postare, pasi me dhjetëra pensionistë presin pranë sporteleve dhe që nga larg duket se diçka nuk shkon. Një situatë e tillë u konstatua pranë zyrës postare Nr. 29 në kryeqytet, ku edhe pse ora shënonte 10:30, asnjë pensionist nuk i kishte tërhequr paratë. E njëjta situatë paraqitet edhe në pranë zyrave të të tjera postare në Tiranë. Një pjesë të moshuarve, në pamundësi për ta përballuar fizikisht radhën dhe pritjen për disa orë, ishin ulur nëpër kartonë përreth zyrës postare, ndërsa të tjerët mbështeteshin në muret anësore të objektit. Kohë më parë, për shkak të radhëve të gjata dhe të nxehtit, nuk kanë munguar rastet, ku të moshuarit kanë humbur jetën për të marrë pensionin e tyre. Megjithatë, shkaku themelor për vonesat dhe radhët e gjatë të të moshuarve prenë këtyre sporteleve, dihet nga të gjithë se është cilësia dobët e shërbimit që ofrojnë zyrat postare, duke shtuar edhe numrin e madh të pensionistëve që mbulon një zyrë. Ndërkaq, për shkak të fluksit dhe sportele të kufizuara, vetë pensionistët shprehen se që në orët e para të mëngjesit, përgjithësish rreth orës 8:00, shkojnë për të zënë radhë pranë zyrave postare përkatëse, ndërkohë, këta zyre hapen pas orës 9:00, apo më vonë, për arsyen e mungesës së parave. Të moshuarit pensionistë të kryeqytetit, si kategoria më pambrojtur e shoqërisë, shprehen se përballen çdo muaj me këtë situatë dhe nuk kanë munguar rastet që në pamundësi për ta përballuar pritjen dhe radhën, janë kthyer në shtëpi pa e tërhequr pensionin për të ardhur sërish të nesërmen pranë zyrës postare. Gjithmonë pas orës 10:00 vijnë punonjësit, pra pasi janë mbledhur në radhë mbi 100 vetë. Unë, realisht kam ardhur që në 7:30 min për të zënë radhë dhe tani kanë dalë të tjerë para meje, pasi jam e pamundur për të qëndruar në këmbë. Ka disa muaj që i kam mbushur 83 vjeçe dhe çdo muaj vij këtu e përballem me këtë lloj shërbimi. Megjithatë, nuk i bie kujt ndërmend për ne. Ora po shkon 11:00, ndërsa punonjësit nuk kanë ardhur ende, dhe pse ato duhet ti shpërndajnë leket që në orën 8:00. Edhe kur vijnë sillen në mënyrë armiqësorë me ne, thua se pa na i japin ato lekët, e jo shteti, u shpreh për gazetën SOT, pensionistja Hanke Sina. Punonjësit për shpërndarjen e pensioneve, në lidhje me fenomenin, shprehen se shkak për këtë është vonesa për të tërhequr lekët në mëngjes, gjithashtu edhe fluksi i pensionistëve që mbulon një zyrë. Megjithatë, pjesa dërmuese e zyrave postare në kryeqytet, operojnë me sportele të kufizuare në shërbim të të moshuarve dhe këta zyra mbulojnë edhe shërbime të tjera për qytetarët.
Shërbimi postar diskriminon pensionistët
Cilësia e shërbimit postar për shpërndarjen e pensioneve nuk po shkëputet nga tradita e tij e mëparshme, ku radhët e gjata, mungesa shpesh-punonjësve, vonesat dhe vuajtjet e të moshuarve kanë karakterizuar gjithmonë. Ky shërbim, me zbatimin e metodave të vjetra, ku nuk mbahet asnjë përgjegjësi, për vonesat dhe për moslajmërimin më parë të pensionistëve, për orarin e shpërndarjes, për mungesën e parave etj., po i diskriminon të moshuarit. Shërbimi i shpërndarjes së pensioneve, i cili torturon të moshuarit një herë në muaj, dëshmon edhe për një mungesë bashkëpunimi midis Institutit të Sigurime Shoqërore dhe Postës Shqiptare, për një shërbim bashkëkohorë dhe të thjeshtuar për pensionistët. Edhe marrëveshja e këtyre dy institucioneve, e cila parashikonte që paga e pensionit ti ofrohej pensionistit në shtëpi, dështoi, sidomos në zonat urbane. Nuk është aspak e arsyeshme dhe e drejtë që qytetarët mbi moshën 80 vjeç të sorollaten disa ditë në muaj pranë zyrës postare, duke u përballur me radhë dhe vonesa, madje në stinën e verës mund të humbin edhe jetën.