Mungesa e kontrollit në shërbimin urban, qytetarët pa biletë udhëtimi

Shërbimi urban në linjat kryesore të kryeqytetit ende vazhdon të mbetet një ndër problemet më shqetësuese për qytetarët. Mbi 200 mijë qytetarë udhëtojnë të paktën një herë në ditë në një ndër linjat e Tiarës me autobus urban. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të pajisur me abone, e si rrjedhojë duhet të paguajnë këtë shërbim, ndonëse nuk pajisen me bileta. Vonesat me dhjetëra minuta në stacione, mospajisja e qytetarëve më biletat e udhëtimit, infrastruktura e shkatërruar e autobusëve dhe tejmbushja e tyre me qytetarë,
janë komponentët kryesor që karakterizojnë shërbimin urban në të gjitha linjat e tij brenda kryeqytetit. Për sa i përket pajisjes me bileta të qytetarëve, duke përjashtuar linjat urbane Qendër-Kamëz, Vorë dhe Institut, të cilat kohët e fundit janë privatizuar, të gjitha linjat e tjera shërbejnë pa i pajisur udhëtarët me bileta. Biletat jepen kundrejt pagesës që kryen qytetari për shërbimin, vetëm në raste shumë të rralla, madje vetëm kur personi këmbëngul gjatë për tu pajisur me biletën e udhëtimit. Kështu pajisja me bileta behët në mënyrë sporadike dhe në mesditë, ndërsa në orët e para të mëngjesit dhe pas orës 9:00 të darkës, udhëtarëve nuk u jepet asnjë biletë. Ndërkaq, pajisja me bileta vazhdon të shikohet nga fatorinët dhe shoferët e autobusëve urban, jo më si një detyrim ligjor, por më tepër si një akt human kundrejt qytetarit. Megjithatë, problemi nuk është te fatorinot dhe shoferët e papërgjegjshëm, por te mungesa e kontrollit për pajisjen e qytetarëve me bileta. Në linjat urbane brenda qytetit të pa privatizuar, prej vitesh nuk është parë të paktën një kontroll i vetëm, nëse qytetarët pajisen apo jo me bileta, nëse qytetarët paguajnë apo jo koston e udhëtimit. Kontrolli i biletave është një shërbim fantazmë dhe të gjitha arsyet të çojnë në një përfundim: Marrëveshje korruptive midis kontrollit të biletave, shoferëve të autobusëve dhe fatorinove, të cilët po vjedhin qytetarët dhe shtetin çdo ditë me shuma të pallogaritura. Janë me mijëra qytetarët që ankohen për mospajisjen me biletën e udhëtimit nga ana e fatorinove, ndërkohë shtrojnë vetëm një pyetje për instancat shtetërore: Në xhepin e kujt shkojnë këto lekë? Sepse lekët e shërbimit urban arkëtohen në llogari të shtetit, vetëm në bazë të numrit të biletave të konsumuara. Shkeljet në shërbimin urban që diskriminojnë financiarisht qytetarin e thjeshte dhe shtetin, janë të perceptueshme nga të gjithë, por çështja që mbete më shqetësuese është se kur dhe kush institucion do të angazhohet për ta ndaluar këtë babëzi të hapur! Natyrisht, vjedhja e qytetarëve dhe e Bashkisë së Tiranës nga vetë shtetarët, tashmë është më e frytshme, pasi çmimi i kostos së udhëtimit që nga viti i kaluar është ngritur me 50 %, kështu nga 20 lekë që ishte bileta për çdo linjë urbane brenda Tiranës, tani është 30 lekë. Kjo rritje u bënë në raport me rritjen e çmimit të naftës. Vendosja e një norme nga Bashkia e Tiranë për çdo rrugë të autobusëve, e ndërlikoj mosmëkeq situatën, sepse fatorinot dhe shoferët e autobusëve rrinë me nga 30 min në stacion, me qëllim që ta mbushin se më tepër autobusin. Ky fenomen po i torturon më keq qytetarët, e sidomos në stinën e verës, ku ambientet brenda autobusëve janë të padurueshëm.
Vjedhja e qytetarëve
Të paktën 50 % të parave të qytetarëve të shpenzuara për shërbimin urban, nuk shkojnë në Bashkinë e Tiranës, por vidhen nga punonjësit e këtij shërbimi. Këtë fenomen e ka pohuar edhe ZKM-ja, e cila është shprehur kur ka qenë bileta 20 lekë, fatorinot me ose pa bashkëpunim me të tjerë, kanë vjedhur rreth 9 milionë dollarë në vit, ndërsa tani që çmimi i biletës është rritur me 50 %, ndërkohë që çmimi i naftës është ulur me 40 %, shuma e parave që u vidhet qytetarë ve është e pa llogaritur. Mbi 250 mijë qytetarë të paktën një herë në ditë udhëtojnë në autobusë urban dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë abone. Nëse do të funksiononte kontrolli i biletave, natyrisht dëmet ekonomike do të ishin shumë herë më të vogla, por siç duket edhe kontrolli i biletave përfiton vlerën që i takon në këtë shumë. Kjo është mënyrë e lehtë, e ngjeshur dhe elegante për ti vjedhur qytetarët.