E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në nënstacion lënë disa zona të Tiranës pa drita

Kryerja e punimeve në nënstacionin e Sharrës dhe linjën 110 Kv Selitë Sharrë lënë disa zona të Tiranës pa drita nga ora 09:00-17:00. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi se do të kryejë gjatë ditës së sotme punime në nënstacionin e Sharrës dhe linjën 110 Kv Selitë -Sharrë, në kuadër të investimeve për linjat e transmetimit të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se si pasojë e këtyre punimeve do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00-17:00" në zonën e Tiranës së Re, Selitës, Bllokut, Kombinatit dhe Ndroqit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›