E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet shitja e 80% të aksioneve shtetërore të OSSH

Gjatë seancës së djeshme parlamentare, Kuvendi shqiptar ka miratuar edhe kontratën e shitjes së 80 % të aksioneve shtetërore të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompanisë çeke Çez. Në bazë të kontratës së shitjes, kompania çeke Çez do të derdhë për llogari të qeverisë shqiptare në fund të transaksionit 102 milionë euro. Kompania çeke ka blerë aksionet e qeverisë shqiptare, çka do të thotë se nuk merr përsipër të mbulojë borxhet e akumuluara për shkak të humbjeve apo edhe ndërhyrjeve në rrjet, apo si rezultat i mos pagimit të faturave nga abonentët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›