Mungesa e ligjit, si dështuan ekstradimet e VIP-ave të krimit
Drejtësia shqiptare është e pafuqishme për të sjellë në atdhe të kërkuarit që arrestohen jashtë shtetit. Mungesa e ligjit, gabimet dhe vonesat në dërgimin e letërporosive kanë sjellë dështimin e ekstradimeve të disa VIP-ave të krimit shqiptar që janë ndaluar në disa shtete të botës. Përpos ndryshimit të legjislacionit, pasi kohët e fundit Ministria e Drejtësisë ka dërguar në qeveri projektligjin "Për ekstradimet", ende shumë shqiptarë, të akuzuar në atdhe, ndodhen të lirë jashtë vendit. Megjithëse kanë kaluar disa vjet nga arrestimi i Izet Haxhisë, Enver Dondollakut, Fatmir Haklajt e dhjetëra të arrestuarve të tjerë, asnjë prej tyre nuk është ekstraduar. Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin, megjithëse nuk ka pasur marrëveshje ekstradimi me shtetet përkatëse.
Dështimet e ekstradimeve
Drejtësia turke, pas ekstradimit të Aldo Bares, ka në dorë ekstradimin e Izet Haxhisë. Megjithëse Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme i ka dhënë përparësi maksimale sjelljes në atdhe të Haxhisë, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, duke vendosur dhe korrierë diplomatikë për t‘i dërguar drejt Turqisë, ende s‘ka asnjë përgjigje. Ndërkohë, akuza qendrore deklaron se ka kërkuar të gjitha dosjet e prokurorisë shqiptare për Hamdi Haklajn. Por, vetëm pak javë më parë, Hamdi Haklaj ka fituar në Suedi betejën me shtetin shqiptar, të cilit i duhet të përballet me një tjetër refuzim ekstradimi për motive politike. Ministria suedeze e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Haklajt, për shkak se kthimi i tij në atdhe i vë në rrezik jetën. Në fakt, Hamdi Haklaj ka përdorur të njëjtën "armë" si edhe Orik Shyti e Altin Arapi për të mos u kthyer në Shqipëri. Atij i ka mjaftuar të përdorë disa prej akuzave publike që Kryeministri Berisha apo Partia Demokratike kanë bërë në emër të tij, duke bindur kështu drejtësinë suedeze se gjykimi në Shqipëri do të ketë ndikim politik, e po për këto arsye jeta e tij, në burg ose jo, është e rrezikuar. Megjithatë, prokuroria duket se ka një motiv tjetër për mosekstradimin e tij. Ajo dyshon se akuzat për djalin e vetëm të mbetur gjallë nga fisi "Haklaj" nuk janë hartuar të plota. Në Itali vuan dënimin Enver Dondollaku, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme pretendon se vonesa për ekstradimin e tij mund të jetë si pasojë e fitimit të statusit e të penduarit në vendin fqinj. Megjithatë, një tjetër dyshim për akuzën është se dosja ndaj tij nuk është hartuar në mënyrën e duhur dhe shpeshherë ka pasur pasaktësi në formulim, çka ka sjellë edhe ngatërresën e drejtësisë italiane, duke e dërguar dosjen e tij jo në gjykatë, por në burgun ku vuan dënimin. Të gjithë të ndaluarit VIP jashtë vendit kanë kërkuar që të mos vijnë në atdheun tashmë të padëshiruar, pasi këtu janë të akuzuar për vepra të rënda penale. Kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, para ekstradimit të tij do të shqiptonte se nuk dëshironte të ekstradohej në Shqipëri, pasi akuzohet politikisht. Të njëjtën rrugë ka zgjedhur edhe i dënuari me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Izet Haxhia ka deklaruar se gjyqi i zhvilluar në Shqipëri ka qenë politik, ndërsa akuzat janë hartuar nga politika, jo nga drejtësia. Akuza qendrore në Shqipëri mendon se ardhja në Shqipëri e Haxhisë mund të rihapë çështjen "Hajdari". Të tjerë që kanë përdorur si argumente deklaratat e politikanëve janë edhe të akuzuarit si pjesëtarë të së ashtuquajturës "Hakmarrja për drejtësi". Ata kanë deklaruar se akuzohen në Shqipëri politikisht. I fundit që ka përdorur politikën për të fituar azilin ka qenë Hamdi Haklaj.
Ligji i ri
Pas dështimeve me ekstradimet e shumë VIP-ave të krimit, drejtësia është vënë në lëvizje. Me urgjencë është dërguar në Parlament projektligji "Për ekstradimet". Në nenin 55, thuhet se "kur procedimi penal zhvillohet në Shqipëri kundër një personi që gjendet në një shtet të huaj ose nëse një gjykatë vendase ka dhënë një dënim për personin që gjendet në një shtet të huaj, ministri i Drejtësisë mund të paraqesë një kërkesë për ekstradimin e atij personi bazuar mbi një propozim të arsyetuar të autoritetit që zhvillon procedimin ose autoritetit përgjegjës për ekstradimin". Kërkesa i paraqitet ministrisë kompetente për çështjet gjyqësore të shtetit të kërkuar nëpërmjet kanaleve diplomatike. Në nenin 56 parashikohet se, në raste urgjente, nëse ka rrezik që personi për të cilin kërkohet ekstradimi të largohet ose fshihet, ministri i Drejtësisë, edhe para paraqitjes së kërkesës për ekstradimin, mund ti kërkojë shtetit të kërkuar të ndalojë përkohësisht personin. Pra, në draft parashikohet që të thjeshtohen mënyrat për sjelljen e personave që akuzohen për krime të rënda. "Kërkesës për ndalim të përkohshëm i bashkëngjiten mjetet e identitetit të personit të kërkuar, urdhri i ndalimit ose një akt tjetër me efekte ligjore të njëjta, ose vendimi përfundimtar nëse për çështjen është marrë vendim, përkufizimin e veprës penale në lidhje me të cilën kërkohet ndalimi, si edhe deklarimin që do të kërkohet ekstradimi i personit të kërkuar", thuhet në p/ligj.