E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Mario Baloteli mund të largohet

Mario Baloteli mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së janarit. Ky është rezultati i polemikës më të fundit të shpërthyer në ambientin zikaltër, ku sulmuesi nuk e ka pritur mirë qëndrimin në tribunë, në sfidën me Fiorentinën. Murinjo vendosi të linte jashtë skuadrës "SuperMario"-n, për shkak të një vonese (të pakonfirmuar) në stërvitjen e së shtunës. Ky ishte përjashtimi i radhës për talentin me pasaportë italiane. Ndërkohë, mësohet se lojtari i U-21 "axurre" është i gatshëm, që nëpërmjet vëllait-menaxher, t‘i kërkojë klubit që ta shesë në merkaton e janarit. Interi po mendon ta shesë Balotelin tek Arsenali, duke kërkuar në shkëmbim spanjollin Çesk Fabregas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›