Sanksione rekord për Serena Uilliams
Mund t‘i kushtojë shtrenjtë Serena Uilliamsit zënka me gjyqtarin më 12 nëntor në "US Open" për një faull të kontestuar me këmbë, që ndodhi në momentet vendimtare të gjysmëfinales së humbur kundër belges Klajsters. Tenistja amerikane është ndëshkuar me një gjobë prej 82500 dollarësh dhe me një skualifikim prej 2 vitesh me kusht për turnetë "Slam". Nëse përsërit të njëjtin veprim, skualifikimi bëhet efektiv. Nëse mes 2010-s dhe 2011-s Uilliams do të bëhet protagoniste e akteve të tilla, gjoba do të arrijë në 175 mijë dollarë dhe përjashtimi nga turnetë "Slam" nuk mund të evitohet. Gjatë kësaj kohe, Serena Uilliams ka arritur një tjetër rekord: atë të amerikanes që ka marrë edhe gjobën më të madhe financiare deri më tani.