Man. Siti, ide e çmendur për Torres
Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres (mosha 25-vjeç), mund të jetë objektivi i ri i Mançester Sitit, në rast të një largimi të mundshëm të Robinjos, gjatë merkatos së janarit. Sikurse ka bërë të ditur tabloidi "Daily Mail", "Sitizens" e kanë cilësuar lojtarin e Liverpulit si kandidatin ideal për të zëvendësuar brazilianin, i cili mund transferohet në Spanjë gjatë merkatos së dimrit, te klubi i Barcelonës. Tashmë është mësuar se skuadra e sheikëve ka gati një ofertë prej 55 milionë eurosh për marrjen e sulmuesit të Kombëtares spanjolle. Por problemi më i madh mbetet Rafa Benitez, trajneri i Liverpulit, i cili nuk dëshiron ta shesë beniaminin e tij.