Mungesa e opozites Osmanaj Te informojme Kuvendin
Kuvendi duhet te vihet ne dijeni per situaten e krijuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Keshtu pohoi dje anetari i KQZ-se Hysen Osmanaj. Sipas tij pavaresisht thirrjes se bere perfaqesuesit nga opozita nuk kane kthyer asnje pergjigje edhe pse ne media ata kane deklaruar se pjesemarrja e tyre ne KQZ varet nga situata politike. Po i rikthehemi nje shqetesimi qe kemi ne kete tryeze. Ne mbledhjen e fundit ju bete nje thirrje publike per koleget. Nje mbledhje me pare na thate se keni bere shkresa zyrtare qe te pergjigjen per arsyet pse mungojne. Me sa kam ndjekur median nje pergjigje publike ne gazete e kam pare qe ata do shohin sa te qetesohen problemet politike pastaj do te vijne te pakten keshtu ishte kuptimi. Une jam i mendimit qe mbeshtetur ne Kodin Zgjedhor jane shkelur te gjitha normat dhe mendoj se ne si KQZ duhet te informojme Kuvendin per situaten ne te cilen jemi - deklaroi ai. Prej javesh tashme perfaqesuesit e opozites Deshira Subashi Artan Laze dhe Pandeli Varfi nuk marrin pjese ne mbledhjet e KQZ-se duke bojkotuar cdo pergatitje per procesin e ardhshem zgjedhor. Vendimi i tyre per bojkot te plote erdhi pas lenies pergjysme te disa mbledhjeve me radhe.