E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e pilografisë, pacientët perfundojnë tek privati

Vlore-Ka shumë vite që në spitalin shtetëror të Vlorës mungon shërbimi i pilografisë. Një fakt i tillë konfirmohet nga mjeku nefrolog Skënder Allushi. Aparati i radiologjisë që shërben për ekzaminimin e të sëmurëve me veshka prej kohësh njihet vetëm si koncept në këto shërbime. Allushi pohon se ka rreth 15 vjet si mjek në këtë fushë dhe nuk e përdor një aparat të tillë. Gjatë këtyre viteve është montuar një aparat i ri modern, por ai punoi vetëm dy vjet. Asnjë aparaturë nuk e zëvendëson këtë pajisje.

Ndaj edhe pacientët që kanë nevojë kete egzaminim janë të detyruar të shkojnë tek privati. Në Vlorë ka dy klinika private, te cilat orfrojne tarifa jashtezakonisht te shtrenjta, pavarësisht se Vlora mbulohet me shërbim spitalor shtetëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›