Shpërthimi në Tiranë, shoqërohen 7 persona
Tiranë-Policia e Tiranës shoqëroi 7 persona të dyshuar se kishin dijeni me shpërthimin e ndodhur mbrëmë në një market pranë ish- NSHRAK-ut, në Tiranë. Burimet policore thanë se pasi janë marrë në pyetje ato janë lënë të lirë.
Shpërthimi i cili ndodhi rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në një dyqan duke alarmuar gjithë zonën. Eksplozivi i vendosur në derën e marketit "Igli", ka dëmtuar fasadën dhe xhamave të dyqanit. Me të marrë sinjalizimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe oficerët e seksionit të shkatërrimit të pronës.
Policia mori në pyetje pronarin e dyqanit Skënder Delgjeka, i cili mësohet se nuk ka deklaruar të ketë pasur konflikte apo kërcënime.