Withers: “Drafti për SHISH-in dëmton imazhin e Shqipërisë”
Ambasadori John Withers ka deklaruar se ligji për Shërbimin Informativ të Shtetit cenon pavarësinë e tij dhe e fut atë nën kontroll politik duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Sipas tij, funksioni që ka SHISH-i është shumë i ndjeshëm dhe ka si funksion sigurinë në vend, prandaj SHISH duhet të jetë i pavarur nga politika. “Duhet të sigurohemi që sa herë të kërkohen masa të brendshme të ndërmerren të çliruara nga ndikimet politike. Pra Shërbimi Informativ Shtetëror të jetë i pavarur prej saj”, - është shprehur Withers. Ai tha se SHISH-i duhet të ketë reputacion të fortë profesional, i cili arrihet nga reformat që do të merren për të. “Besoni te miqtë dhe lejojini t’ju ndihmojnë, pasi ne jemi gati t’ju ofrojmë të gjitha shërbimet që reformimi i SHISH-it të bëhet sa më mirë”, - theksoi Withers.
23 Korrik 2010