Tregëtimi i mishit në Korçë, situata e njëjtë, pavarësisht gjobave

Pavarësisht vendimit të Kryeministrit Berisha për largimin e tregtarëve të palicensuar që shesin mish nëpër rrugët urbane, apo ato nacionale, në qarkun e Korcës situata vijon të jetë në nivele alarmante.
Edhe pse inspektorët e Shërbimit Veterinar në bashkinë e Korçës kanë nisur punën për të mos lejuar tregtarët të shesin në rrugë jashtë standardeve higjeno-sanitare, sërish mbetet problem evident tregëtimi i peshkut në rrugët e Korcës nga banorët e zonës së Liqenasit.
Vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 7 gjoba për tregëtarët e mishit dhe peshkut, tek të cilët janë konstatuar shkelje. Ajo që kërkohet kryesisht nga inspektorët e Bashkisë është vula në mishin që tregëtohet për konsumatorët, si dhe çertifikatat veterinare edhe për shitje te peshkut.